Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ceremonia funebre për ish-Presidentin Alia, në dorën e Sali Berishës
English

Ceremonia funebre për ish-Presidentin Alia, në dorën e Sali Berishës

Tiranë, 7 Tetor 2011 NOA/ Ervin Tirana - Ish-presidenti Ramiz Alia do të përcillet për në banesën e fundit, ditën e diel më 9 Tetor 2011. deri të dielën, trupi i të ndjerit do të qëndrojë në morgun e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet, i konfirmuan agjencisë NOA, burime zyrtare nga QSUT. Bëhet e ditur se vajza e të ndjerit është përgatitur për t’u nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të ndjerit. Deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Qeveria. Ramiz Alia është ish-president i Republikës dhe shteti nuk është i detyruar sipas ligjit që do të gjeni më poshtë të plotë, që të organizojë ceremoni funebre për të. Por gjithsesi është në dorën e kryeministrit të vendosë ai, nëse do të ketë ceremoni funebre për ish-presidentinj ose jo. Ligji që rregullon këtë çështje thotë se “rangjet te cilave iu takon t’u behet funeral shteti jane Presidenti i Republikes ne detyre, Presidenti i Republikes i emeruar, Kryetari i Kuvendit ne detyre, Kryetari i Keshillit te Ministrave, ne detyre, Kryetari i Keshillit te Ministrave, i emeruar dhe çdo personalitet tjeter qe percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave”.

Në foto: Ish presidenti Ramiz Alia, gjate panairit te 13 te librit, organizuar tek Pallati i Kongreseve

Ramiz Alia lindi më 1925 në Shkodër. Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi zotin Ramiz Alia, President të Republikës. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës, më 3 prill 1992 zoti Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit. Detyrat më të rëndësishme kanë qenë: Sekretar i Parë i KQBRPSH (1949-1955), Minister i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991).

VIDEOARKIV 2010:

Ramiza Alia: Kur Berisha ka telashe, krijon gjurulldi

Berisha: Ramiz Alia, një xhelat, mediat i japin hapësirë

Më poshtë vijon ligji i plotë mbi Ceremonite funebre: 9.1Ceremonite funebre ne Republiken e Shqiperise jane shteterore, zyrtare, ushtarake dhe jo te plota zyrtare e ushtarake. Te gjitha tipet jane ceremoni te rendesishme te cilat programohen deri ne imtesite me te vogla per te ruajtur solemnitetin dhe manifestuar respektin e merituar. Ceremonite ushtarake organizohen nga protokolli i Ministrise se Mbrojtjes. 9.2Rangjet te cilave iu takon t’u behet funeral shteti jane: • Presidenti i Republikes ne detyre. • Presidenti i Republikes i emeruar. • Kryetari i Kuvendit ne detyre. • Kryetari i Keshillit te Ministrave, ne detyre. • Kryetari i Keshillit te Ministrave, i emeruar. • Çdo personalitet tjeter qe percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave. 9.3Personaliteteve qe u kryhet funeral shteteror varrosen ne Varrezat e Kombit ne aneksin e njerezve te shquar te tij. 9.4Ne rastin e ceremonise mortore qe organizohet per nje President ne detyre, Kryetar Kuvendi ose Kryeminister, arkivoli vendoset ne shtratin e topit i mbuluar me flamur kombetar dhe shoqerohet nga truproja e nderit e Republikes. 9.5Ulja e arkivolit ne varr shoqerohet me te shtena nga truproja e nderit. Te gjitha personalitetet zyrtare pjesemarrese ne ceremoni duhet te vendosin nje shirit te zi ne krahun e majte. Ushtaraket marrin drejtqendrim. Nderimi me te shtena arme u rezervohet: • Presidentit te Republikes 21 te shtena • Kryetarit te Kuvendit 19 te shtena • Kryeministrit 19 te shtena • Ministrave 15 te shtena • Shefit te Shtabit te Pergjithshem 15 te shtena 9.6Pjesemarrja ne kete ceremoni kerkon detyrimisht veshje te erret (kostum dhe kravate te erret, kemishe te bardhe dhe kepuce te zeza, pallto ose pardesy te erret). Per ushtaraket parashikohet uniforma ceremoniale. 9.7Ne te gjitha perfaqesite diplomatike te Republikes se Shqiperise jashte shtetit hapet Libri i Ngushellimeve. Nese ne ceremoni marrin pjese kryetare shteti te huaj, ata trajtohen sipas kesaj skeme: priten nga Protokolli i Shtetit, pa bande, me truproje te reduktuar, tapet te kuq dhe shoqerohen gjate gjithe kohes se qendrimit deri ne largim. 10. Ceremoni funebre shteterore 10.1Kur Keshilli i Ministrave vendos per kryerjen e nje ceremonie shteterore funebre dhe familja e te ndjerit e pranon kete lloj funerali, ngrihet nje komision, ku ben pjese edhe Protokolli i Shtetit. 10.2Protokolli i Shtetit koordinon punen me Garden e Republikes, Bashkine e Tiranes, Drejtorine e Policise se Qarkut, Zyren e Shtypit te Kryeministrit, per zhvillimin e ceremonise funebre. 10.3Trupi i te ndjerit vendoset ne hollin e Pallatit te Kongreseve ose ndonje rezidence tjeter qeveritare ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” (ne objektin e kultit, nese familja kerkon ceremoni fetare), ku fillojne edhe homazhet zyrtare dhe publike per percjelljen e tij per aq dite sa eshte zija e shpallur. Rrugekalimi i njerezve rregullohet nga truproja e nderit me uniforme ceremoniale. Per kryerjen e homazheve publike vendoset nje orar i caktuar gjate gjithe periudhes se zise. 10.4Prane trupit krijohet nje vend i posacem per familjen dhe te afermit e te ndjerit. Ne hyrje vendoset tavolina me Librin e Ngushellimeve. Mbi te vendoset portreti i te ndjerit dhe ne te djathte flamuri kombetar. Ne te dy krahet mbajne drejtqendrim dy truproje nderi. 10.5Levizja e kortezhit behet ne oren 10:00. Arkivoli i vendosur ne shtrat topi, i mbuluar me flamur kombetar niset nga vendndodhja i shoqeruar nga gjashte truproje nderi, tre ne cdo ane. Perpara kortezhit ecen truproja e nderit e Gardes se Republikes dhe truprojet me jasteket e kuq te dekoratave.Pas tyre vendoset banda, qe ekzekuton marshe funeber. Familjaret dhe personalitetet ecin pas shtratit te topit. Kortezhi mbyllet nga populli i thjeshte. 10.6Kortezhi ecen ne kembe deri tek ura e Lanes dhe prej ketej drejtohet i motorizuar tek Varezat e Kombit. Prane varrit jane percaktuar vende te vecanta per familjaret, personalitetet e larta te ftuar dhe per truprojen e nderit. 10.7Arkivoli vendoset ne mbajtesen e posaçme. Truproja e nderit merr drejtqendrim “per nder arme” gjate levizjes se arkivolit. Personaliteti i caktuar ben pershendetjen e rastit (3 min). Nga arkivoli hiqet flamuri me palosje dhe arkivoli vendoset prane varrit. 10.8Ulja ne varr e arkivolit paraprihet nga te shtenat e nderit. Skuadra perbehet nga 5-7 ushtare dhe komandohet nga nje oficer. Armet mbahen 45-grade nga horizontalja, me drejtim mbi varr. Te shtenat komandohen nga oficeri i truprojes. Mbas te shtenave skuadra merr drejtqendrim “per nder arme”. 10.9Fillon ulja e arkivolit ne varr. Gjate varrimit mbahet heshtje. 10.10Personalitetet e pranishme ngushellojne familjen e te ndjerit dhe largohen. Shpenzimet e funeralit shteteror perballohen nga Keshilli i Ministrave. 10.11Ceremonia permbledh keto momente kryesore: • Rregullimi i hollit te Pallatit te Kongreseve per homazhet. • Lista e pjesemarresve, personalitete, te huaj, miq, familjare. • Njoftimi i trupit diplomatik. • Ceremonia fetare, nese eshte e nevojshme dhe menyra e vendosjes se pjesemarresve. • Rregullimi i shtratit te topit dhe flamurit qe do te mbuloje arkivolin. • Rrugekalimi i kortezhit te permortshem. • Oficeri drejtues. • Truproja e nderit. • Banda e Republikes. • Motoçikletat e shoqerimit. • Berja gati e vendvarrimit ne Varrezat e Kombit. • Mbajtesit e arkivolit.

KOMENTE