Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FMN i jep hua Afganistanit
English

FMN i jep hua Afganistanit

Afganistan, 7 tetor, NOA - Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi se ka arritur një marrëveshje provuese me Afganistanin për dhënien e një huaje që kap vlerën prej 129 milionë dollarësh për tri vitet e ardhshme.

Bordi Executiv i FMN-së do ta shqyrtoj miratimin e kësaj marrëveshje në muajin nëntor.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha përmes një deklarate që autoritetet afgane të kenë bërë “progres të rëndësishëm” në menaxhimin e krizës së Bankës në Kabul, e cila gati kollapsoi në vitin e kaluar për shkak të keqmenaxhimit dhe dhënies së huave të dyshimta.

Deklarata citon Aksel Shimelpfenig, i cili udhëhoqi një operacion të FMN-së në Kabul, të ketë thënë se pavarësisht “situatës së paqëndrueshme të sigurisë” dhe thatësirës, GDP-ja në Afganistan do të duhej të rritej prej gjashtë deri në tetë për qind përgjatë tri viteve të ardhshme-sa parashihet të zgjas zbatimi i planit.

KOMENTE