Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Homazh për një gjeni… dhe injoranca e shtirë e Topallit
English

Homazh për një gjeni… dhe injoranca e shtirë e Topallit

Nga Mimoza Dervishi

Steve Jobs nuk jeton më dhe sot bota vajton humbjen e një gjeniu. Kur të gjithë kanë diçka për të thënë për njeriun që ndryshoi mënyrën sesi ne komunikojmë sot, kur secili bën homazhin e tij në mënyrën e tij, nuk mund ta kapërcej dot lajmin se Jozefina Topalli ka kthyer parlamentin shqiptar në një vend homazhi. Eshtë një idiotësi e paparë, në një vend që udhëhiqet nga njerëz të papredikueshëm. Nuk ka nevojë të tregoj se zonja Topalli hyn tek njerëzit e palexuar dhe është e fundit që të shkon në mendje kur flitet për high-tech apo Steve Jobs. Aq më pak më duhet të flas, se kur personalitetet botërore kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes deklaratave siç e do zakoni, kjo e jona kalon çdo cak dhe kthen një institucion politik në një vend homazhi për një njeri, që jo vetëm s’ka lidhje me politikën në përgjithësi, por s’ka pikë lidhje me atë sallë të shëmtuar dhe bajate ku bëhet politikë alla shqiptarçe. Por kaq për Topallin dhe injorancën e saj…

Ajo që dua dhe më vjen të shkruaj sot, është diçka tjetër, është një homazh i munguar që Topalli, Berisha dhe të tjerë të racës së tyre, nuk e bënë kur ishte dita.

Po flas për një Steve Jobs shqiptar, një nga ato vizionarët e rrallë që revolucionarizoi televizionin “made in Albania” dhe i bëri shqiptarët ta shohin ndryshe botën. Mua sot me vjen t’i kthehem dhe njëherë trishtimit të madh, kur nga bota jonë e vogël shqiptare u largua Dritan Hoxha. Nuk njoh dhe nuk di askënd tjetër përveç tij që t’i ketë dhënë aq shumë botës moderne shqiptare, teknologjisë dhe medias, e sidomos-sidomos më kryesorja, asaj për të cilën kaq shumë vuajmë sot: lirisë së të shprehurit. Nuk e di nëse Berisha do ishte në pushtet sot, nëse Dritan Hoxha do ishte gjallë. Nuk e di nëse 4 njerëz të pafajshëm do ishin vrarë në 21 janar, apo nëse Lulzim Basha do ishte në Bashkinë Tiranës. Sado i ekzagjeruar të ngjajë ky dyshim dhe të tjera të këtij lloji, prapë më vjen në mendje ta bëj, sepse kaq e madhe ishte vlera e atij njeriu të vetëm. Kam patur fatin e madh të punoj në Top Channel dhe të përjetoj nga afër atë do ta quaja epoka pas Tanit.

Sot kur dëgjoj çfarë thonë kolegët apo ata që e njohin Steve Jobs, se ai ishte i vëmendshëm për detaje që askujt nuk i binin në sy, më kujtohen kolegët e Topi-it që shpesh tregonin sesi Tani i kushtonte vëmendje detajeve, që për këdo tjetër mund të dukeshin fare të parëndësishme. Shumë herë për situata të ngatërruara politike dëgjoja shprehjen “po të ishte Tani gjallë…”. Shpesh e kam thënë dhe vetë dhe vazhdoj ta them.

Kam përshtypjen se ende e thonë dhe të tjerë me zë apo pa zë. Unë dhe gjithë shqiptarët e njohëm përmes asaj çka na dha dhe përmes asaj çfarë ai la pas. Në përgjithësi nuk jam për kultin e individit, por ndonjëherë bota lind gjeni të tillë dhe nuk ke si e shmang dot vlerën dhe përmasat e tyre. Dje gjatë mbrëmjes në CNN dëgjoja shpesh pyetjen se çfarë do vijë tani e mbrapa për kompaninë që la Steve Jobs, për teknologjinë botërore, për investitorët e kështu me radhë.

Për t’ju kthyer asaj botës sonë mikro, e di që pyetje të tilla u bënë dhe atëherë. Sepse në Top Media ishin të punësuar qindra vetë dhe Dritan Hoxha shndërroi një radio të vogël private në një perandori mediatike. Sepse në Top Channel punohet me teknologjinë më të përparuar në Shqipëri, në Ballkan dhe në Evropë. Top Channel solli ide dhe spektakle novatore të papara dhe të padëgjuar më parë aty, duke i hapur dyert kështu, një fryme të re, jo vetëm në mënyrën sesi bëhej spektakël dhe gazetari, por sesi mendohej, gjykohej, jetohej. Gjenialiteti i Hoxhës nuk qëndron vetëm tek sjellja e botës globale në fshatin shqiptar, por tek përfshirja e këtij fshati tek bota, tek guximi për të ndryshuar atë fshat, tek intuita për ta përshtatur modernen në një realitet të ashpër e në disa raste shpellar. Por pak më poshtë për Berishën…

Nëse Shqipëria e viti 1991 dukej si një vend i ngecur në mesjetë, Shqipëria e Dritan Hoxhës e viteve 2000, ishte pa frikë Shqipëria e mijëvjeçarit të ri.

Sot kanë kaluar vetëm orë nga vdekja e Steve Jobs dhe nuk rri dot pa kujtuar kur kishin kaluar vetëm orë nga vdekja e Dritan Hoxhës. Presidenti Obama bashkë me zonjën e parë të SHBA-së nxorën një deklaratë që mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë dhe më pas në Twitter, duke shkruar fjalë zemre e duke e parë e quajtur Jobs për atë që ai ishte. Por dhe për atë që Jobs do të thotë për Obamën, një vizionar, një amerikan gjeni që i dha shumë botës dhe ekonomisë se vendit që ky president drejton.

E mbani mend besoj se ç’bëri Berisha kur kishin kaluar vetëm pak orë pas vdekjes së Dritan Hoxhës. Ishin ato momente kur njerëzit ishin ende të shokuar nga dhimbja dhe vështirësia për të përtypur këtë lajm, kur sidomos kolegët e Top Channel ishin mes lotësh dhe nuk dinin sesi ta nderonin dhe t’i jepnin lamtumirën e fundit, një njeriu për të cilin ajo që bëri dhe la nuk kishte fjalë të përshkruhej.

Eshtë turp të përshkruhet skizofrenia nekrofilike e Sali Berishës se atyre orëve. E kam quajtur në një shkrim të atyre ditëve, thjesht një psikopat që ka frikë nga Dritan Hoxha edhe pse i vdekur. Ndaj sot është ca e vështirë për tu gëlltitur të dëgjosh Topallin apo Berishën të pikëlluar për Steve Jobs. E reja dhe modernia nuk ka lidhje me këta njerëz regresistë, që kanë kohë që mbajnë peng Shqipërinë. iPad, një nga produktet e famshme të Steve Jobs, në duart e Berishës, më duket si një nga pushkët e gardës që vranë njerëz të pafajshëm. Në duart e Topallit…, që nuk di as të flasë shqip, shumë- shumë mund të ngatërrohet me një pasqyrë ku të shihet në mëngjes se mos ka harruar të krehë flokët.

Ata që nuk dinë të nderojnë gjenitë e vendit të tyre, nuk mund të besohen tek bëjnë sikur nderojnë gjenitë e botës. Ata që vrasin me fjalë dhe me akte vizionarët e Shqipërisë, nuk mund të vajtojnë për vizionarët e botës. E pakta që u kërkohet në këtë rast, është të mos e privatizojnë dhimbjen për diçka që nuk u dhemb.

KOMENTE
  • Xeni Tejeci10:30 - 07 Tetor 2011
    po shka ka lidhje ni direktor medijatik me Steve Jobs
  • KATIA10:20 - 07 Tetor 2011
    NJE ARTIKULL SHUME I VERTETE,,,PZ KAM QARE KUR E KAM LEXUAR,,,,,KETE ARTIKULLL,,,,,,,,,,SIDOMOS PER TE NDERUARIN DRITAN HOXHEN,,,,,,,,KA QENE DHE DO TE JETE NJERIU I PARE QE KA DASHUR TA BEJE SHQIPERINE SI BOTA,,,,,,,,,,