Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Licenca 3G, flet drejtori i AMC: Kemi filluar punën
English

Licenca 3G, flet drejtori i AMC: Kemi filluar punën

AKEP shpall zyrtarisht AMC fituese të licencës së dytë 3G Tiranë, 7 Tetor 2011 NOA - Autoriteti i Komunikimeev Elektronike dhe Postare (AKEP) ashtu siç NOA njoftoi dje duke cituar burimet zyrtare të AKEP, ka shpallur AMC fituese të licencës së dytë 3G. Kompanisë AMC. Vendimi erdhi pasi u shpall ofertuesja më e lartë dhe plotësoi çdo kriter teknik të tenderit, iu dha e drejta të zbatojë teknologjinë 3G në Shqipëri. Drejtori Ekzekutiv i AMC, z. Dimitris Blatsios, tha se “me marrjen e licencës për t’u ofruar teknologjinë 3G abonentëve tanë, vërtetuam sërish se novacioni është elementi thelbësor i rritjes tonë”. “AMC ka hedhur shumë hapa nga fillimet e saj, kur ishim krenarë që sollëm të parët në treg përfitimet e komunikimit celular. Sot kemi mundësinë ta çojmë komunikimin drejt të ardhmes, ku njerëzit flasin, dërgojnë mesazhe, lundrojnë në internet, ndërveprojnë dhe ndajnë botën e tyre në kohë reale”, - shtoi z. Blatsios. Më tej ai vuri në dukje se: “Marrja e licencës së dytë 3G ka edhe përgjegjësi, pasi na vendos në pozitat e operatorit që thyen monopolin, i cili vonoi përparimin e bandës së gjerë wireless në Shqipëri. Kemi filluar punë për të sjellë 3G në të gjitha qytetet e mëdha deri në fund të vitit dhe të vazhdojmë shtrirjen e mëtejshme në vitin 2012, në mënyrë që kushdo të përfitojë nga kjo teknologji. Përqendrimi ynë i vazhdueshëm tek vlerat tona thelbësore na jep energjinë dhe angazhimin e nevojshëm për të ecur para.” Teknologjia e re e bandës së gjerë do të ofrojë internet dhe komunikim multimedia në celular të shpejtë e të besueshëm. Nga produktet dhe shërbimet e sofistikuara të 3G përfitojnë plotësisht përdoruesit e smartphones, ndaj kjo teknologji do të ketë efektin më të madh në rastin e iPhoneApple. AMC jo vetëm solli zyrtarisht iPhone në Shqipëri, por tani do të ofrojë edhe infrastrukturën e përparuar, në mënyrë që përdoruesit t’i shfrytëzojnë sa më mirë funksionet e tij moderne. e.t/NOA

KOMENTE