English

Mbante armë pa leje, arrestohet 23-vjeçari

Tiranë, 7 tetor, NOA – Një person është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi i i është gjetur me vete një armë pa leje. I riu i arrestuar është Belind Mark Luli, 23 vjec, lindur e banues në Tiranë. Ndalimi i tij është bërë dje, rreth orës 13.00, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6. Atij ju gjet me vete një pistoletë model “Bereta Bruni”, të cilën e mbante pa leje. Pas arrestimit, provat në ngarkim të tij i janë dërguar Prokurorisë. Ndërkohë që policia po heton dhe për aktivitetin e Lulit dhe arsyet e mbajtës së armës. a.k/NOA

KOMENTE