English

NOA Arkiv - Ramiz Alia: Berisha më akuzon për masakra? Nuk mbaj qëndrim për budallallëqe

Tiranë, 1 Qershor 2010 2010 NOA/ Ekskluzive NOA – Ish-Presidenti i Republikës e konsideroi si akuzë që nuk ka asnjë nevojë për koment, atë të kryeministrit sot se Ramiz Alia duhet të përgjigjet për Masakrën e Tivarit. Në një prononcim që i dha mbrëmjen e sotme agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA, z. Alia ishte i prerë në përgjigjen e pyetjes se si e komentonte ai akuzën dhe kërkesën e z.Berisha për ta hetuar lidhur me masakrën e Tivarit: “Unë nuk kam asnjë qëndrim, sepse unë nuk mund të mbaj qëndrim për budallallëqe”, - ishte komenti i z.Alia. Duke folur me agjencinë NOA lidhur me deklaratën e z.Berisha se ish-Presidenti Alia është një nga njerëzit që ka punuar fort kundër elitës së kombit dhe ka dhënë dënime ndaj tyre, z.Alia ishte sërish i prerë në përgjigje: “Fjalë, shumë fjalë, z.Berisha ka shumë fjalë, ai i di të gjitha”, - ironizoi ish-Presidenti i Republikës. r.n/NOA

KOMENTE