English

Operacioni “Blu”, arrestohen në Durrës tre persona

Durrës, 7 tetor, NOA – Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e tre personave, të kërkuar për vepra të ndryshme penale. Operacioni është zhvilluar gjatë orëve të mëngjesit të sotëm dhe në pranga kanë rënë; Ylli Rama, 35 vjeç, banues në Durrës, Qazim Kaja, 26 vjec, banues në Kavajë dhe Genc Kurtaj, 31 vjeç, banues në Durrës. Rama është arrestuar pasi Prokuroria e Rrethit Durrës, më datë 12.07.2011, ka nxjerrë Urdhër Ndalimi për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje. Ndërsa, 31-vjeçari Genc Kurtaj, ishte i shpallur në kërkim nga policia, pasi Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim të datës 09.06.2010 e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërsa Qazim Kaja, ishte shpaluar në kërkim pas dezertimit nga ushtria. Ai është dënuar nga gjykata me 1 muaj e 15 ditë burg për veprën penale të dezertimit nga ushtria. a.k/NOA

KOMENTE