English

Pasqyra e shtypit, 7 tetor 2011

Tiranë, 7 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 7 tetor 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Nëna e Arian Selimit: Vrasësit janë në dosje”, i cili flet për një letër që i është dërguar kreut të shtetit nga familja e Selimit. Disa tituj të tjerë janë; “Ramiz Alia shtrohet në sanatorium, prej tri ditësh i sëmurë”, “Basha: Brenda 15 nëntorit rikthehet trafiku në sheshin Skënderbej”.

“Gazeta Shekulli” ka si argument kryesor; “Shtesa sekrete, Memia zbulon pa dashur edhe dy ish-spiunë”, i cili flet për dy ish-hetues që janë pjesë e administratës shtetërore. Disa tituj të tjerë janë; “E rrallë, policia ka vjedhësit të filmuar, por nuk hap dot CD-në”, “Stive Jobs, gjeniu 8.3 miliardë dollarë që përçmonte pasurinë”, “Cili është nobeli i Letërsisë, ardhja e tij në Shqipëri në vitin 2003”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Rikërkohet dëbimi i konsullit grek”, i cili flet për deklarata e bëra dje nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Disa tituj të tjerë janë; “Arvizu: Me gjithë ndihmën tonë Shqipëria ende në udhëkryq”, “Toptanasit falsifikuan për 257 ha”, “Korrupsioni ndjekje penale 60 policëve”.

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor; “Ivanov: Probleme me censusin në Tiranë”, i cili pasqyron nj intervistë të presidenti maqedonas. Disa tituj të tjerë janë; “Motra e viktimës “shpëton” vrasësin”, “Basha: Postet drejtuese në PD, nuk do të kandidojë”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Brukseli: PD-PS t'i japin fund konfliktit”, i cili flet për rezolutën e miratuar dje nga KiE”. Disa tituj të tjerë janë; “Basha: Projektet e mia për Tiranen e zhvilluar”, “Zhduken produktet "bio", lulëzojnë ato me hormone”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

KOMENTE