English

Shakira, tani pjesë e stafit politik të Presidentit Obama

SHBA, 7 tetor 2011, NOA - Këngëtarja e famshme kolumbiane Shakira ka një detyrë të re: një vend në komisionin këshillimor të Presidentit Obama për arsimin e hispanikëve. Fituesja e disa çmimeve Grammy mori pjesë në një ceremoni ku bëri betimin si anëtare, një diskutim ekspertësh dhe një konferencë shtypi dje në Washington ku foli për rëndësinë e arsimit parashkollor. “Shpresoj, tha ajo, që përmes pjesëmarrjes në këtë komision, të mund të këmbej mendime për atëo që kam mësuar vitet e fundit duke punuar me fëmijët në Kolumbi dhe Amerikën Latine”. Ajo shtoi se investimi më i mirë dhe më i shpejtë është investimi tek fëmijët, sidomos kur janë shumë të vegjël. Komisioni i ri do ta këshillojë Presidentin për çështjet e lidhura me suksesin akademit të të rinjve hispanikë. a.q/NOA/VOA

KOMENTE