Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria harxhon më shumë për Ushtrinë se për Policinë
English

Shqipëria harxhon më shumë për Ushtrinë se për Policinë

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes si përqindje ndaj PBB-së dhe Buxhetit Total të Shtetit Tiranë, 7 Tetor 2011 NOA/ Aranita Brahaj - Edhe pse paqja është një ndër sfidat kryesore për shoqërinë e sotme, duket se shtetet po shpenzojnë shuma jo të papërfillshme monetare për ushtritë e tyre. Pjesë e kësaj tendence është edhe Shqipëria, e cila që prej vitit 1999 ka marrë gjithmonë e më shumë angazhime në fushën e mbrojtjes. Sigurisht që vendi ynë nuk u pranua si anëtare e NATO-s për shkak të fuqisë së saj të lartë ushtarake. Pranimi i Shqipërisë ishte më shumë një vendim politik (Raporti i Congressional Research Service: NATO enlargement, Albania, Croatia and future candidates, faqe 9), lidhur me faktin nëse Shqipëria mund të kontribuonte në sigurinë e vendeve anëtare apo jo. E megjithatë, një pjesë jo e vogël e buxhetit ka shkuar për Ministrinë e Mbrojtjes. Mbrojtja është përgjithësisht funksioni i katërt në rang financimi nga Buxheti i Shtetit, pas Transportit, Arsimit dhe Shëndetësisë. Peshën më të madhe në Buxhet ajo e ka marrë në vitin 2007, vit shumë i rëndësishëm në realizimin e reformave. Gjatë këtij viti, pothuajse gjysma e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes është përdorur për “Blerje mallrash e shërbimesh” dhe për “Investime Kapitale”. Për vitet në vijim, Shpenzimet për Mbrojtjen janë luhatur në kufirin mbi 5.1%. Kjo do të thotë, se aktualisht, Shqipëria është duke shpenzuar më shumë për ushtrinë e mbrojtjen, që ka për funksion kryesor sigurinë kombëtare se sa për policinë, e cila siguron ruajtjen e qytetarëve brenda vendit. Në vitin 2001, Mbrojtja ka marrë 2.7 herë më shumë fonde se Bujqësia, 6.3 herë më shumë fonde se sa Turizmi dhe Kultura, të dyja këto funksione të shpallura si prioritet zhvillimi të vendit. Në fakt, duhet theksuar se përqindja e fondeve që i akordohet Mbrojtjes rrjedh edhe nga anëtarësimi në NATO. Kjo organizatë sugjeron një kufi rreth 2% të PBB-së të investuar në Mbrojtje. 2007-a dhe 2009-a janë vitet me përqindjen më të lartë ndaj PBB-së, përkatësisht 1.87% dhe 1.86%. Në vitin 2010, në Buxhetin Fillestar të Shtetit ishte parashikuar që 2% e PBB-së të shkonte për mbrojtjen, por me rishikimin e Buxhetit në muajin korrik, Ministrisë se Mbrojtjes iu shkurtuan 5 miliardë lekë. Kjo çoi në ulje të përqindjes së fondeve të mbrojtjes ndaj PBB-së nga 2 në 1.61%. Edhe në 2011-n, shuma e parashikuar e fondeve është 1.66% (më i vogël se pragu), që tregon se Shqipëria e ka të vështirë të përballojë shpenzime mbi 2% të PBB-së në Mbrojtje. Burimi i të dhënave: Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë Përpunimi dhe komentet: ODA

KOMENTE