English

Tableta e re ZTE do të presë procesorin Nvida Tegra 3

SHBA, 7 Tetor NOA - ZTE T98 do të jetë tableta e ardhshme e cila do të ketë të montuar platformën e re Nvidia Tegra 3 alias Kal-El me quad core dhe kjo krahas sistemit operativ Android 3.2 Honeycomb. Do të jetë me të vërtetë shumë e fuqishme kjo tabletë, e cila dot ketë dhe ekranin me madhësi prej 7 polësh me prekje kapacitive. Procesori i ZTE T98 do të jetë Quad Core Tegra 3, GPU Nvidia për pjesën grafike dhe një ekran 7 polësh me rezolucion 1280×800 piksel. Kamera do të jetë dyfishe 5 megapiksel e pasmja dhe 2 ajo që ndodhet në pjesën ballore. Bateria e ZTE T98 është 4000 mAh, ndërsa vet aparati do të jetë në gjendje gjithashtu dhe të suportojë video në modulin Full HD. r.b/NOA

KOMENTE