English

Tentoi të grabiste me dhunë varësen nga qafa një gruaje, arrestohet

Tiranë, 7 tetor, NOA – Grabitja me dhunë e bizhuve të grave në Tiranë duket se është një fenomen që njeh rritje. Dje policia e Tiranës ka arritur të arrestojë një 29-vjeçar, teksa ishte duke i grabitur me dhunë varësen e floririt një gruaje. Personi i arrestuar është Blerim Gramoz Koleci, 29 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Ai u kap dje rreth orës 22.30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në Bulevardin “Gjergj Fishta”. Sipas policisë, Koleci ka qenë duke i vjedhur i vidhte varësen e floririt nga qafa qytetares K.Sh., banuese në Tiranë. Policia ka ndërhyrë dhe ka bërë arrestimin e personit. a.k/NOA

KOMENTE
  • Lirian Jaka16:33 - 07 Tetor 2011
    k