Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Asnjë ceremonial, i jepet lamtumira Steve Jobs
English

Asnjë ceremonial, i jepet lamtumira Steve Jobs

Funerali për bashkëthemeluesin e kompanisë Apple është mbajtur të premten. Një anëtar i familjes së z. Jobs, citohet të ketë thënë se kjo është një “mbledhje e vogël private”.

Një zëdhënës i kompanisë Apple refuzoi të japë komente por tha se ende nuk është organizuar ndonjë memorial publik dhe as ndonjë ceremoni zyrtare.

Vdekja e Jobs të mërkurën, që erdhi pas një lufte të gjatë me kancerin e pankreasit, shkaktoi një shpërthim të homazheve nga liderë të ndryshëm botërorë, rivalë biznesi dhe fansa.

Lajmi nuk erdhi papritur. Prej vitesh Steve Jobs luftonte me një formë të rrallë tumori të pankreasit.

Në vitin 2004 ai u operua, në vitin 2009 iu nënshtrua një transplanti mëlçie, dhe tri herë u shkëput nga posti i tij si menaxher i Apple, përpara se të jepte përfundimisht dorëheqjen në muajin gusht. Familja e tij të mërkurën bëri të ditur se vizionari i kompjuterëve "vdiq paqësisht i rrethuar nga familja e tij".

Faqja i internetit e koncernit Apple publikon në mënyrë të alternuar herë një portret të Jobs-it me datat e jetës së tij: 1955 - 2011 herë një deklaratë të koncernit: "Apple humbi një vizionar dhe botën e një qenieje të mrekullueshme njerëzore." Më tej thuhet: "Shpirti i tij do të mbetet përgjithnjë guri i themelit të Apple."

Ngushëllime nga Bill Gates

internet, para së gjithash në Twitter, pas bërjes publike të lajmit shumë njerëz shprehën ngushëllimet e tij. Janë me miliona përdorues të produkteve Apple, të cilët për shembull thjesht falenderojnë për iPhone-n e tyre dhe shprehin trishtim. "iSad", "RIP Steve Jobs", "ThankYouSteve" dhe "Pirates of Silicon Valley" shumë shpejt u kthyen në një trend. Shprehja e fundit i referohet një filmi të vitit 1999 mbi zhvillimin e kompjuterave personalë dhe rivalitetit mes Apple dhe Microsoft.

Por përballë lajmit për vdekjen e Jobs-it nuk mbetet më vend për rivalitet. Bill Gates, shefi i kompanisë Microsoft, deklaroi se ishte tejet i trishtuar: "Steve dhe unë dhe jemi njohur para rreth 30 vjetësh dhe ishim kolegë, konkurrentë dhe miq". Gates shkruan se do ta ndiejë shumë mungesën e Steve Jobs: "Bota rrallëherë ka parë një njeri që të kishte një ndikim aq të thellë sa Steve, ndikim i cili do të ndihet edhe për shumë breza të tjerë."

Që tani produkte të Apple lidhin njerëz në mbarë botën, demonstruesit e rinj në Egjipt i përdorin ato për të protestuar, ndërsa studentë në Evropë, Azi apo Amerikë për të këmbyer mes tyre të rejat e muzikës.

Bashkëthemeluesi i Apple dhe shoku i shkollës së Steve Jobs

Stephen Wozniak, u shpreh të mërkurën në mbrëmje në kanalin televiziv CNN se ndjenjat e tij pas humbjes së Jobs janë të ngjashme me ato që shumë njerëz kanë pasur pas vdekjes së muzikantit John Lennon apo aktivistit për të drejtat e njeriut Martin Luther King: "Çfarë të bëjmë tani, një njeri të tillë nuk do e gjejmë më kurrë!" Pasi Steve Jobs dhe Apple janë të lidhur në mënyrë të pandashme me njëri-tjetrin.

Çdo produkt të ri të firmës së tij Jobs e kishte prezantuar personalisht, nga Mac deri tek iPad. Burri i imët, i cili shfaqej thuajse gjithnjë me veshje sportive, pantallona xhins dhe pulovër të zi, e kthente prezantimin në një "show" dhe korrte entuziazëm. Apple dhe Steve Jobs ishin kult. Në prezantimin e versionit të ri të iPhone të enjten (4.10.) pasuesi i tij Tim Cook korri shumë më pak entuziazëm. Aksionet e kompanisë shënuan rënie.

I vështirë zëvendësimi

Nuk do të jetë e lehtë të zëvendësohet vizionari Jobs. Personaliteti i shumëanshëm i multimilionerit u tregua ndër të tjera me themelimin e studios Pixar, e specilizuar në prodhimin e filmave të animuar, si "Toy Story", i cili ka marrë çmime të shumta dhe ka pasur sukses ndërkombëtar. Jobs, i cili u rrit nga prindër adoptivë, dhe që kishte ndërprerë studimet universitare, kishte një moto jete, të cilën ua kishte këshilluar edhe studentëve të universitetit Stanford në Kaliforni në mbrëmjen e diplomimit: Jini të guximshëm dhe dëgjoni zemrën dhe intuitën tuaj". "Vdekja", u tha ai atë ditë studentëve, "është shpikja më e mirë e jetës, ajo heq nga rruga të vjetrën dhe bën vend për të renë."

KOMENTE