English

Bota e pokerit bëhet film

Romë, 8 tetor NOA - Vetëm një objektiv: fitorja! Ky është qëllimi i lojtarëve të pokerit dhe po e njëjta ide e protagonistëve të “Poker Generation”, filmi i ri italian i Tiziano Cavaliere dhe Gianluca Mingotto që në stinën e pranverës do të debutojë në sallat kinematografike me pjesëmarrjen e Andrea Montovoli, Piero Cardano, Francesca Fioretti dhe Eros Galbiati. Është filmi i parë italian që rrëfen botën tërheqëse të pokerit dhe Texas Hold’em. Filmi zhvillohet në maltë gjatë një turneu tepër të rëndësishëm pokeri dhe disa skena janë realizuar pikërisht gjatë “Malta Poker Dream”, me pjesëmarrjen e profesionistëve të vërtetë si Salvatore Bonavena, Fabrizio Baldassari dhe Luca Pagano. Protagonisti i filmit është Andrea Montovoli që ndodhet në rolin e një djali sicilian, që vendos të vihet kundër babait të tij, rol i cili interpretohet nga Francesco Pannofino, për të ndjekur ëndrrën e tij për tu bërë një lojtar profesionist. r.b/NOA

KOMENTE