Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dështon dialogu, Kuper nuk komenton për afatet
English

Dështon dialogu, Kuper nuk komenton për afatet

Beograd, 8 tetor, NOA - Një ofensivë diplomatike evropiane për të ringjallur bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dështuar, pasi Beogradi zyrtar të premten insistoi se ishte e kotë të rifillonin bisedimet, ndërsa tensionet në veri të Kosovës ishin në rritje, njofton agjencia e lajmeve AFP. "Kjo është vetëm një shtyrje e bisedimeve," tha kryenegociatori i Serbisë për Kosovën, Borko Stefanoviç, pas takimit me ndërmjetësin e BE-së Robert Kuper në Beograd. “Në momentin që ne do të arrijmë një zgjidhje (në vendkalimet kufitare të diskutueshme që ndezën dhunën), ne do të rifillojmë dialogun" theksoi ai. Stefanoviç tha se Beogradi mbetet i angazhuar për këto bisedime duke shtuar se dialogu është "shtyrë, nuk është ndalur". Ndërsa ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviç, i cili gjithashtu u takua me diplomatin Kuper, tha se "nuk ka kurrfarë kuptimi që të flitet për telekomunikacionin apo energjinë elektrike, ndërsa ka barrikada në veri". Diplomati evropian Robert Kuper nuk ka dashur të komentojë këto takime. NOA/RFE

KOMENTE