English

Kapen 13 kg hashash në Kakavijë

Gjirokastër, 8 tetor, NOA – Një 25-vjeçar nga Fieri është arrestuar dje nga Policia Kufitare në Kakavijë, pasi ju gjet në çantën që transportonte një sasi prej 13 kilogramë hashash. Erion Trifoni, lindur dhe banues në Fier, emigrant në Athinë, është arrestuar në flagrancë, teksa ka qenë duke udhëtuar me autobusin e linjës “Likometaj –Travel”, drejt Athinës. Sipas policisë, informacionet e marra në rrugë operative, flisin për një personin që do të transportonte drogë me këtë linjë. Pas sinjalizimit, menjëherë janë përforcuar shërbimet në Pikën e Kalimit në Kakavijë, ku gjatë gjithë mbrëmjes kanë ushtruar kontrolle të rrepta në të gjithë autobusët e linjave ndërkombëtare Shqipëri –Greqi. Rreth orës 23.00, është bërë ndalimi i mjetit në kufi, ka nisur dhe kontrolli i çantave. Nga kontrolli i ushtruar, ka mbetur një valixhe që nuk pranonte asnjë pasagjer. Pas hapjes së çnatës rezultoi se brenda saj kishte lëndë narkotike. Ndërkohë forcat e rendit kanë identifikojnë të riun nga Fieri që posedonte çantën. Sipas policisë, Trifoni ka tentuar të largohej dhe ishte shumë i shqetësuar. Ndërsa në celular iu gjet një sms ku shkruante se; “më kapën”. Në valixhe, të mbuluar me një këmishë, policia konstatoi 11 pako të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si mariuanë. Pas peshimit, rezultoi se në çantë ishin 13 kilogramë hashash. Pas arrestimit të të riut, autobusi së bashku me pasagjerët në përfundim të veprimeve paraprake hetimore dhe procedurale rreth orës 00.30 , është lënë i lirë të vazhdoj rrugën për në Athinë. a.k/NOA Foto: Droga e kapur dje në Kakavijë

KOMENTE