Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tahiri: S’ka dialog politik
English

Tahiri: S’ka dialog politik

Prishtinë, 8 tetor 2011 – Udhëheqësja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, deklaroi se raundi i radhës së bisedimeve me Beogradin zyrtar është propozuar që të mbahet më 14 tetor. Në një intervistë për Kosovapress, zonja Tahiri bëri me dije se data e bisedimeve do të konfirmohet vetëm pas takimit me ndërmjetësin Robert Cooper dhe pas konfirmimit se dialogu dhe raundi i ardhshëm do të jetë vetëm teknik. “Është dhënë një propozim nga ana e Bashkimit Evropian për datën 14 tetor, por kjo mund të konfirmohet vetëm pas takimeve me zotin Cooper dhe pas konfirmimit se dialogu dhe raundi i ardhshëm do të jetë vetëm teknik. Cooper nuk mund të dalë nga mandati që ka dhe rezoluta e OKB-së e shtatorit 2010 për bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dy shteteve të pavarura, vetëm për çështje teknike”, u shpreh zëvendëskryeministrja e Kosovës. Kryenegociatorja Tahiri vlerësoi se kushti i palës serbe për vazhdimin e dialogut me hapjen e temave politike nuk është asgjë tjetër veçse tendencë e Serbisë për t’i ndërruar kahun dialogut teknik, kundër të cilit shprehet me këmbëngulje pala kosovare. “Dialogu është ndërprerë pikërisht, sepse Serbia ka insistuar që të diskutohen tema politike, konkretisht çështja e pikave doganore. Qëndrimi ynë për këtë çështje është i qartë. Nuk do të ketë tema politike, të cilat janë linjë e kuqe e institucioneve të Kosovës, përfshirë rezolutën e Kuvendit”, theksoi zëvendëskryeministrja Tahiri. Zëvendëskryeministrja Tahiri rikujton qëndrimin e njëmendtë të SHBA-ve dhe BE-së për të mos ndryshuar natyrën e dialogut. Ndërkohë që Serbia këmbëngul që për vazhdimin e bisedimeve të hapet rishtas çështja e mbyllur më herët mbi pikat kufitare 1 dhe 31 në veri, përkatësisht, jarinje e Bërnjak. “Kërkesat dhe insistimet e reja të Serbisë, të shfaqura edhe gjatë takimit me Cooper dje, në fakt janë tendenca e Serbisë për të shkelur mandatin e këtij dialogu, i cili edhe me rezolutën e OKB-së është i dizajnuar të jetë vetëm teknik, prandaj për aq sa Serbia insiston për tema politike ajo do të vazhdojë të jetë bllokuese e dialogut”, është shprehur Tahiri. Duke folur rreth takimit që do të kenë përfaqësues të institucioneve të Kosovës në fillim të javës së ardhme me ndërmjetësin e BE-së, Tahiri tha se pritet të shihen se cilat janë qëndrimet e palës serbe. “Në takimin me zotin Cooper do të kuptojmë perspektivën e dialogut dhe duhet të ketë katër temat që mbeten të padiskutuara dhe për ne si Qeveri e Republikës së Kosovës. Tema kryesore është implementimi i marrëveshjeve të arritura dhe vazhdimi i diskutimeve për energjinë, telekomin dhe bashkëpunimin rajonal”, nënvizoi zëvendëskryeministrja Tahiri. Nga ana tjetër kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanoviç deklaroi të premten pas takimit me ndërmjetësin e BE-së Robert Cooper, se dialogu me Kosovën do të vazhdojë vetëm pas hapjes së bisedave për pikat kufitare në veri. Sipas tij, ndërmjetësi Robert Cooper do t’ua bëjë me dije autoriteteve të Kosovës kushtin e palës serbe për vazhdimin e dialogut gjatë takimit të hënën në Prishtinë. Takimi i fundit i parashikuar më 27 dhe 28 shtatorBruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk u mbajt për shkak se pala serbe kërkoi rifutjen në diskutim të vulave doganore. Dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë i mbështetur dhe ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian u ndërpre më 27 shtator pas tensionimit të situatës në Veri të Kosovës dhe një vale të re dhune që u përshkallëzua me ngritjen nga serbët lokalë të barrikadave në rrugët e veriut që të çojnë për në dy vendkalimet kufitare. Ky aksion i ekstremistëve serbë u ndërmor pas 25 korrikut kur qeveria e Kosovës vendosi të vërë nën kontroll dy pikat kufitare me Serbinë, një akt ky që solli kundërshtimin e serbëve lokalë, të cilët vranë edhe një pjesëtar të forcave të policisë speciale të Kosovës. Në 16 shtator bazuar mbi marrëveshjen për vulat doganore doganierët e Kosovës mbërritën në dy vendkalimet kufitare për të kryer detyrën e tyre në doganën e shtetit të pavarur të Kosovës. Kosovapress/NOA

KOMENTE