Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Në Beograd si kryeministër i Kosovës, nuk ka më biseda për statusin
English

Thaçi: Në Beograd si kryeministër i Kosovës, nuk ka më biseda për statusin

Prishtinë, 8 tetor, NOA – “Në qoftë se “dialogu politik” në mes të Kosovës dhe Serbisë do të nënkuptonte gatishmërinë e liderëve të dy shteteve të pavarura që me sukses të fillojnë një kapitull të paqes dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë, atëherë qysh sot jam i gatshëm për një dialog të tillë, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen “Danas”. Megjithatë, nëse dikush në Beograd mendon se një dialog i tillë do të nënkuptonte biseda për statusin politik të Kosovës – atëherë dialog të tillë nuk do të ketë, sepse sipas kryeministrit të Kosovës, çështja e statusit të Kosovës është zgjedhur para shumë kohësh. Thaçi, madje ka vlerësuar se, “idetë që vijnë nga Beogradi për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, ‘duken paksa qesharake’”. Oferta e parë dhe fundit për veriun e shtetit të pavarur të Kosovës, sipas Thaçit, gjendet në planin e Ahtisaarit dhe në Kushtetutën e Kosovës, dokumente këto që – sipas tij – qeveritarët serbë nuk i kanë lexuar si duhet. Kryeministri Thaçi po ashtu ka shprehur bindjen e tij se problemet aktuale në veri të Kosovës do të zgjidhen dhe se barrikadat do të largohen, mirëpo, siç ka thënë ai – “gradualisht dhe pa përdorim të dhunës”. Ai po ashtu është shprehur i bindur se me kalimin e kohës, edhe veriu do të integrohet në sistemin e Kosovës nëpërmjet një procesi të krijimit dhe ruajtjes së mirëbesimit, dhe jo nëpërmjet aksioneve spektakolare policore. Të gjitha veprimet e Qeverisë së Kosovës, siç ka thënë Thaçi, ndërmerren në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë. I pyetur ndërkaq, se kur do ta vizitojë kryeqytetin e Serbisë, Beogradin, Thaçi ka thënë, mu atë ditë kur të merr ftesën zyrtare për një vizitë të tillë, si kryeministër i Republikës së Kosovës. NOA

KOMENTE