Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Teknologjia dhe inovacioni, realitet në Shqipëri
English

Topalli: Teknologjia dhe inovacioni, realitet në Shqipëri

Tiranë, 8 tetor 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ishte e pranishme sot në promovimin e nismës së një grupi të rinjsh shqiptarë për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri. Nëpërmjet këtij projekti synohet nxitja e mëtejshme të teknologjisë elektronike në edukim, arsim dhe fusha të ndryshme zhvillimi në vendin tonë, është pjesë e networkut ndërkombëtar, i krijuar që në vitin 1984. Gjatë fjalës së saj Topalli tha se e ardhmja është teknologjia, inovacioni, që tashmë në Shqipëri janë realitet. Më tej Kryetarja e Kuvendit u shpreh: “Po të shikojmë zhvillimet globale të viteve të fundit, të dekadave të fundit, GDP globale është rritur 5-6 herë më shumë, në sajë të zhvillimit të teknologjisë. Teknologjia çon përpara zhvillimin, prosperitetin, çon përpara zhvillimin e ekonomisë”. Ajo bëri një bilanc të të rinjve që mbarojnë për lëndët ekzakte dhe ato shoqërore që janë më të shumtë, duke ngritur një pikëpyetje për këtë raport. “Në sfidat e sotme të globalizmit ne duhet të jemi të parët. Dhe është fakti që TED-Tirana ndodhet sot këtu në Shqipëri, aty ku i takon. Një vend që për shkak të shtresave të saj sociale, të një popullsie të re, të një energjie dhe vizioni të jashtëzakonshëm adapton ndër të parët teknologjitë e fundit. Unë jam e sigurt që secili prej jush me iphone, ipad e ndjen veten unik. Ju mund të merrni në të njëjtën kohë muzikën, informacionin, internetin, videon, lajmin, që doni dhe atë e keni në dorë, s’mund t’jua marrë kërkush dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme. Në fund të fundit informacioni na drejton secilin prej nesh, që të bëjmë zgjedhjet tona në jetën e përditshme”, theksoi kryeparlamentarja. Ajo e cilësoi konferencën si një shans shumë të rëndësishëm për të shpalosur ide të reja. Duke iu referuar Steve Jobs, themeluesit të Aple Kryetarja e Kuvendit u tha të rinjve: Mos shkoni pas dogmave, mos jetoni jetën e të tjerëve, besojini zërit të brendshëm, shkoni pas zërit që ju thërret nga brenda, se ai është zëri i të vërtetës”. a.y/NOA

Në foto: Kryeparlamentarja Jozefina Topalli

KOMENTE