Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjedhja e 1 mln eurove në aeroportin e Athinës, një shqiptar truri i grabitjes
English

Vjedhja e 1 mln eurove në aeroportin e Athinës, një shqiptar truri i grabitjes

Athinë, 8 tetor 2011, NOA/Irma Toptani - Policia ka greke ka zbardhur skemën e grabitjes së 1 milion eurove në një prej degëve të Alpa Bank në aeroportin e Athinës. Personi kyç në këtë ngjarje është një 30-vjeçar me shtetësi shqiptare, ndërsa të implikuar janë edhe katër persona të tjerë, të arrestuar tashmë nga policia. Sipas policisë gjithçka nisi të premten e kaluar, kur nëpunësit e Alpha Bankaeroportin e Athinës morën një telefonatë nga një person, i cili u prezantua si përgjegjës i Departamentit të Menaxhimit të Pasurive të Paluajtshme në degën Qendrore të kësaj banke. Ai lajmëroi punonjësit se ditën e diel, në filialin e bankës do të kryheshin punime nga firma e mirëmbajtjes së ambjenteve, me të cilin Alpha Bank kishte lidhur marrëveshje. Madje telefonuesi u përcolli punonjësve të bankës të dhënat personale të dy punëtorëve që do të kryenin punimet. Siç dhe ishte parashikuar në orën 16:00 të së dielës, një person i veshur me një uniformë ngjyrë blu iu prezantua rojeve të sigurisë, duke u thënë se ishte punëtori që do të kryente punimet në ambjentet e filialit të bankës. Pasi u fut në brendësi të ambjenteve të bankës, 30-vjeçari shkoi në drejtim të kasafortës dhe menjëherë nxorri një pistoletë duke kërcënuar rojet e sigurisë se do t’i vriste, nëse nuk do t’i jepnin kodin e hapjes së kasafortës. Njëri prej tyre, që dyshohet të jetë bashkëpunëtor në vjedhje, i komunikoi menjëherë kodet e kasafortës 30-vjeçarit shqiptar, i cili futi në tri çanta sasinë e eurove që ndodheshin në kasafortë dhe u largua më pas me një automjet taksi. Ishte pikërisht shoferi i taksisë që çoi policinë në gjurmët e 30-vjeçarit shqiptar, që duket se pas arrestimit nga policia zbuloi gjithë skemën e grabitjes së bankës. Në skemë duket se janë të përfshirë një ish-punonjës policie që aktualisht punonte si efektiv i sigurisë së bankës, një ish-bodyguard dhe një çift bashkëshortësh me aktivitet tregtar në qendër të Athinës. Gjatë kontrollit në banesën e 30-vjeçarit shqiptar, policia gjeti dhe sekuestroi shumën prej 739 mijë e 530 euro, një pistoletë 7.65 mm, 100 fishekë, një pajisje për falsifikim vulash dhe dokumentash, një maskë si dhe një valixhe me vegla. Pjesa tjetër prej 993 mijë e 880 euro u gjet e fshehur në një automjet në pronësi të grabitësve. mit/NOA

KOMENTE