English

Banka Botërore: Qeveria të bëjë vlerësim të ri ekonomik për projektin “Kosova e Re”

Prishtinë, 9 tetor 2011, NOA – Duke e cilësuar një vlerësim të mangët atë të vitit 2008, Banka Botërore i kërkon Qeverisë së Kosovës një vlerësim të ri mbi ndikimet ekonomike dhe sociale të projektit “Kosova e Re”. E përditshmja “Koha Ditore” në Kosovë shkruan në një artikull të sajin se vlerësimi i ri duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe duhet të ketë parasysh vendosjen e shpenzimeve totale prej fillimit të projektit deri në përfundim të tij, ka konstatuar BB-ja në një dokument, i cili është siguruar nga gazeta. Nga ana e saj, Qeveria e Kosovës i ka kërkuar nga Bankës Botërore të garantojë projektin “Kosova e Re”, në kuadër të të cilit parashikohet edhe ndërtimi i një termocentrali prej 600 megavatësh. Sipas gazetës, në këtë dokument të BB-së janë dhënë këshilla se çfarë duhet të përmbajë vlerësimi i ri, që duhet të hartohet nga Qeveria e Kosovës. Në vlerësim duhet të kihen ketë parasysh: Rreziqet nga çmimi në ngritje i qymyrit, mungesa e ujit, zhvendosja e qytetarëve, humbjet nga mungesa e prodhimeve bujqësore, ndikimet shëndetësore, ndikimet në punësim, mbyllja e mihjes dhe kthimi i saj në tokë pjellore, si dhe rreziku nga vërshimet. KD/NOA

KOMENTE