Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekuestrohen 18 kg drogë, pranga poseduesit, në kërkim tjetri
English

Sekuestrohen 18 kg drogë, pranga poseduesit, në kërkim tjetri

Gjirokastër, 9 tetor 2011, NOA – Tetëmbëshjetë kilogramë marijuanë me destinacion Greqinë janë sekuestruar në dalje të fshatit Vrisera pranë pikës kufitare të Kakavijës në Gjirokastër. Droga u sekuestrua në bordin e një automjeti ndërsa po transportohej përdrejt fshatit Llongo të Komunës Dropulli i sipërm me destinacion shtetin grek. Policia Kufitare e Gjirokastrës bën me dije se automjeti që transportonte drogën ra në grackën e bluve mbrëmë rreth orës 23.30. Një automjet i policisë kufitare me fenelinë u vu në ndjekje të makinës që ecte me shpejtësi duke e ndalur në mes të rrugës pas ndjekjes për një kilometër rrugë. Policia shpjegon se drejtuesi i makinës përfitoi nga situata që krijoi pasagjeri duke mos hapur bagazhin e automjetit dhe nga shiu i rrëmbyer që binte ai i dha gaz makinës duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të Policisë Kufitare. Drejtuesi i makinës u largua me shpejtësi drejt fshatit Llongo dhe pas disa minutash nga shpejtësia e madhe ra në një kanal në vendin e quajtur Çeçem, në aksin rrugor Vrisera – Llongo. Paskëtaj drejtuesi i automjetit doli nga makina dhe u largua me shpejtësi duke përfituar nga errësira dhe moti shumë i keq. Por njëri prej transportuesve të drogës 24-vjeçari Vilson Kalemi u kap gjatë orëve të natës në thellësi të fshatit. Në bagazhin e automjetit tip Renault Clio me targa Tr 27 84 M, që i përket shtetasit Armando Azizi u konstatua një çantë e madhe shpine me 15 pako të mbështjellla me natriban e të mbushura me lëndë narkotike marijuanë. Sipas policisë pesha e përgjithshme e drogës ishte ishte rreth 18 kilogramë. Pas hetimeve rezultoi se çanta me marijuanë i përkiste shtetasit Vilson Kalemi, i cili ishte pasagjer në automjetin e ndaluar. Ai u arrestua nga uniformat blu posa tentoi të largohej. Pas kapjes së Vilson Kalemit lindur në Skrapar dhe banues në fshatin Arshilengo të rrethit Gjirokastër policia kufitare shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit, e shtetasit 24-vjeçarin Armando Azisi, lindur në Tepelenë dhe banues në fshatin Arshilengo të rrethit Gjirokastër. Operacioni vijon intensivisht, ndërkohë që dy personat janë nën akuzë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së drogës. mit/NOA

Foto nga operacioni i policisë kufitare të Gkirokastrës për sekuestrimin e drogës në Vrisera

KOMENTE
  • Cimi 10:58 - 09 Tetor 2011
    normalisht si qytetar mendoj qe njeri mos te meret me kete pune, po me abit fakti se ne shqiperi ka shum varferi, shteti nuk mendon per popullin dhe te rinijnt mendojn te gjejn nje menyr fitimi , pa then qe kjo drog esht e pushtetarve. shteti duhet te gjej menyren qe populli mos roj ne varferi po ti punesoj keta te rinje. gjendja ne shqiperi esht e mjerushme,,