English

Aksident fatal në Fushë-Krujë, dy të vdekur

Fushë-Krujë, 10 tetor, NOA - Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot. Viktimat janë; Armendo Dervishi, Enver Veseli.

Sipas policisë, makina më të cilën udhëtonin dy personat është përplasur me një banesë në fshatin Thumanë. Përplasja ka qenë fatale, për dy prej personave që ndodheshin në makinë.

Policia bëri të ditur se shkak i aksidentit të rëndë ka qenë shpejtësia e madhe. Në makinë kanë qenë dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë marrë plagë të rënda. Ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për të marrë ndihmën e parë.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Leonard Cela08:32 - 10 Tetor 2011
    Ajo rruge po merr shume jete njerezish cdo vit.
  • Patriot Mujota08:21 - 10 Tetor 2011
    Shumm keqq...:(..:S
  • DRENICA08:21 - 10 Tetor 2011
    R.I.P