Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Ne jemi gati për ligjet me 3/5
English

Edi Rama: Ne jemi gati për ligjet me 3/5

Tiranë, 10 tetor 2011, NOA – Lideri i opozitës Edi Rama deklaroi se opozita nuk mund të mbajë peng asnjë ligj që kërkon 3/5 e Kuvendit duke i bërë thirrje kryeministrit Berisha të nisin menjëherë punën për disa nga reformat integruese të vendit mes të cilave Gjykata Administrative dhe reforma zgjedhore. Në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste shefi i selisë rozë i bëri thirrje mazhorancës se opozita është gati që në vijën e parë të bashkëpunimit të jetë krijimi i Gjykatës Administrative, por më parë kjo reformë duhet rishikuar duke bërë pjesë të saj amendimet e opozitës, për të mos patur siç tha ai, një tjetër gjykatë nën presionin e kryeministrit. “Ju kërkoni një Gjykatë Administrative. Ne nuk jemi kundër Gjykatës Administrative, por jemi kundër shtimit edhe të një tjetër gjykate që punon për interesat e Saliut”, tha kryesocialisti Rama. Ai theksoi se opozita nuk mund të mbajë peng asnjë ligj që kërkon 3/5 e parlamentit, duke nënvizuar se për opozitën votimet me 3/5 janë reforma shtetndërtuese dhe si të tilla duhet të jenë reforma të vërteta të një shteti legjitim, dhe jo ligje për t’i hedhur hi syve të BE-së. Në këtë suazë Kryetari i PS-së duke iu referuar paktit me dhjetë pika për Shqipërinë si Europa apeloi që Kuvendi të mandatojë një komision parlamentar, me qëllim që deri në maj të vitit të ardhshëm të miratohen reformat bazë, për të mos humbur kështu edhe një tjetër shans për marrjen e statusit, sikundër tha ai, duke hamenduar se Shqipëria e ka të humbur marrjen e statusit vend kandidat i BE-së këtë vit. “Ne jemi gati”, tha Rama duke i kërkuar kryeministrit të thotë publikisht nëse është dakort të nisë bashkëpunimin me opozitën për reformat apo jo. “Unë them se Saliu nuk do. Ai le të provojë të kundërtën. Nëse do ne jemi gati që këtë javë”, nënvizoi Rama. Këtu ai akuzoi kryeministrin Berisha se nuk po i qëndron premtimit se do të pranonte çdo propozim të opozitës për reformën zgjedhore, në mënyrë që ato të marrin dritën jeshile në Kuvend. Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme, kryetari i PS-së i bëri thirrje kryeministrit të nisë sa më parë edhe puna për reformën zgjedhore. “Ne duhet të nisim punën për reformën zgjedhore dhe ta përfundojmë në mars, në mënyrë që qeveria të marrë masat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Unë them se Saliu s’do, por ne nuk duam ta paragjykojmë”, tha shefi i opozitës, duke shtuar se duhet të nisë puna edhe për reformën parlamentare sipas parimeve të PE-së. Në krye të mbledhjes së grupit kreu i socialistëve premtoi se opozita do të kërkojë heqjen e TVSH-së bazë mbi ushqimet. Duke theksuar se ky është angazhimi i PS-së, zoti Rama tha: “Ne do të heqim taksën bazë për qumështin, vezët, bukën”. Shqiptarët i paguajnë qeverisë 20 përqind për një gotë qumësht, një vezë, tha Rama duke i cilësuar këto taksa si të papranueshme jo vetëm në kushtet e varfërisë, por edhe në raport me të gjithë Europën. “Në Europë s’ka tatim me 20 përqind për ushqimet”, nënvizoi kreu i socialistëve. “Qysh prej janarit të këtij viti taksat e ilaçeve janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten. Ne duam ta heqim këtë masë cfilitëse për popullin, që paguan 10 përqind TVSH për ilaçet”, tha ai. Në vijim Rama u bëri me dije shqiptarëve se me mazhorancën e kryesuar nga Sali Berisha ka vetëm rritje çmimesh, ndërsa tha se me socialistët në pushtet ka fuqi blerëse. mit/NOA

KOMENTE