Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hapja e viti akademik, Berisha: Opozitës i ka mbetur ora
English

Hapja e viti akademik, Berisha: Opozitës i ka mbetur ora

Korçë, 10 tetor, NOA - Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Universitetin e Korçës, “Fan Noli” për të uruar studentët për nisjen e vitit të ri akademik. Berisha ka uruar drejtuesit e këtij institucioni, për 40 vjetorin e krijimit, si dhe ka përshëndetur studentët në gjithë vendin.

Berisha u shpreh se Ministria e Arsimit do të angazhohet për një reformë të thellë në arsimin e lartë. “Vitet e universitetit janë më të rëndësishmet, dhe këto vite janë të mbushura me sfida”, tha ai.

Kryeministri u ndal dhe në rëndësinë e studimeve dhe vlerën që kanë diplomat shqiptare. Ai shtoi se diplomat e shkollës së lartë janë dëshmi e standardeve të universiteteve.

Në këtë linjë, Berisha ka kundërshtuar dhe një prej tezave të hershme të opozitës në lidhje me sistemin arsimor dhe mungesë e cilësinë në universitete.

“Universitetet nuk janë pellgje papunësie si thoni ju. Universitetet nuk janë libreza punësimi, por shanse të shumta për punësim. Ora juaj ka mbetur”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE