English

Kinema, Sony kërkon të drejtat e biografisë për Jobs

Nju Jork, 10 tetor NOA - Jeta e Steve Jobs, i cili u nda nga jeta më 5 tetor, shumë shpejt mund të kthehet në një film. Sipas shumë medieve amerikane, Sony Pictures është në tratativa për të marrë të drejtën e biografisë unike të legjendarit të Apple, që do të dalë më 24 tetor e shkruar nga Walter Isaacson. Sony në këtë mënyrë tenton një goditje të re dhe kjo pai ka realizuar filmin që fitoi çmimin oskar “The Social Network” mbi jetën e Mark Zuckerberg për Facebook dhe “This Is It”, dokumentarin-koncert mbi jetën e yllit të popit Michael Jackson. r.b/NOA

KOMENTE