English

Merkel e Sarkozy, plane të reja për të shpëtuar euron

Berlin, 10 tetor, NOA - Gjermania dhe Franca do të paraqesin deri në fund të muajit një paketë të përgjithshme për zgjidhjen e krizës së borxheve në Eurozonë. Në të bëjnë pjesë rekomandime për mbështetjen e bankave.

Kjo u bë e ditur nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy pas një takimi në Berlin, por nuk u dhanë hollësi të mëtejshme. Paketa e masave do të prezantohet në samitin e G20 në Kanë të Francës në fillim të nëntorit. Sarkozy theksoi se nuk ka asnjë diferencë me kancelaren gjermane sa i takon ndihmave të planifikuara financiare për institutet e kredisë dhe për obmbrellën e zgjeruar të shpëtimit për euron EFSF.

Kështu ai kundërshtoi spekulimet rreth diferencave në pozicione mes dy qeverive. Pjesë e pozicionit të përbashkët është edhe që Greqia të mbetet edhe më tej anëtare e Eurozonës.

NOA/DV

KOMENTE