Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDIU nis turin “Ji krenar që je shqiptar”
English

PDIU nis turin “Ji krenar që je shqiptar”

Tiranë, 10 tetor 2011, NOA – “Protesta masive nëse deformohet procesi i censusit”. Deklarata vjen nga kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, i cili ka bërë thirrje qytetarëve se nëse kjo ndodh atëherë duhet që ata të braktisin produktet “Made in Grece”. “Institucionet përgjegjëse kanë përcaktuar procedurën për eleminimin e deklarimeve të rreme, dhe askush nuk mund të ketë sukses në këtë ndërrmarrje të sponsorizuar nga jashtë. Vendosja e gjobave gjithashtu është e garantuar, ndaj i bëjmë thirrje kujtdo që mendon se mund të manipulojë, i joshur nga jashtë, se gabon. Ne besojmë pra se amendamentet mundësojnë që procesi i censusit ta bëjë vetëdeklarimin e përkatësisë etnike sa më objektiv, sa më të qartë dhe më të besueshëm, siç kërkon neni 2 i Ligjit për censusin. Në këto kushte ne i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve : dilni e deklarohuni krenarë se jeni shqiptarë”, është shprehur Idrizi. “Nëse të dhënat e procesit do rezultojnë nën pritshmëritë e tyre, ata do të thonë se procesi është i manipuluar, nëse do të ketë të dhëna brenda pritshmërive të tyre, atëherë ata do të pranojnë procesin. Këtë e tregojnë dhe qëndrimet e ndryshme të zërave brenda minoritetit, apo dhe angazhimi aktiv dhe i kundërligjshëm i konsullit grek në Korçë”, deklaroi ndër të tjera kreu i PDIU-së. Deputeti i PDIU-së, z. Dashamir Tahiri u kërkoi të gjithë shqiptarëve të deklarojnë me krenari origjinën e tyre, si e vetmja mënyrë për të ruajtur dinjitetin kombëtar, teksa shtoi se të gjithë ata që deklarohen shqiptarë i tregojnë vendin mëtuesve të shteteve fqinj. a.q/NOA

KOMENTE