Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reforma zgjedhore, LSI çon në Kuvend kërkesën për komision
English

Reforma zgjedhore, LSI çon në Kuvend kërkesën për komision

Tiranë, 10 tetor 2011, NOA - LSI dorëzon në Parlament kërkesën për Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Nënkryetari i parlamentit, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo ka sqaruar propozimin e LSI për këtë komision, i cili sipas tij do të ketë dy bashkëkryetarë dhe përfaqësues nga 6 partitë parlamentare. “Gjykuam se nuk ka më kohë për të humbur, ndaj morëm këtë nismë zyrtare për të bërë fakt vullnetin tonë për të reformuar sistemin e zgjedhjeve në Shqipëri. Me këtë nismë ftojmë të gjitha partitë parlamentare, por jo vetëm, të lënë mënjanë retorikat mediatike dhe ti bashkohen kësaj nisme, e cila synon të kthejë dialogun në institucion dhe për çështje konkrete. Nëse e duam integrimin ky është momenti për tu shprehur”, tha Tavo. Në terma konkretë LSI ka propozuar: të krijohet një komision parlamentar i cili në dallim nga komisionet e derisotme kërkohet të jetë gjithpërfshirës, pa veto dhe pa kushte! Komisioni të respektojë këto standarde: Rëndësinë parësore të reformës zgjedhore; Pjesëmarrjen e gjerë jo vetëm politike; Vendosjen e axhendës së integrimit mbi atë të politikës së ditës; Vendosjen e debatit politik në institucionet vendimmarrëse. “Për ne të gjitha partitë që përfaqësojnë më shumë se 2% të elektoratit duhet të jenë anëtarë në këtë komision për të kontribuar me idetë e tyre në funksion të përmirësimit të klimës zgjedhore”, vijoi Tavo. Dy partitë e mëdha ajo demokratike edhe Partia Socialiste kanë përcaktuar emrat që do të negociojnë për modalitetet e punimeve të komisionit të reformës zgjedhore. a.q/NOA

KOMENTE