Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Romanca e Blake Lively dhe Leonardo DiCaprio, pse ka përfunduar
English

Romanca e Blake Lively dhe Leonardo DiCaprio, pse ka përfunduar

Tiranë, 10 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Romanca e tyre e verës duket se i ka ardhur fundi. Blake Lively dhe Leonardo DiCaprio, të cilët nisën një marrëdhënie mes tyre në muajin Maj, në Festivalin e Filmit të Kanës, nuk janë më bashkë, ka treguar një burim i afërt i DiCaprio për revistën People. Ata kanë mbetur miq, thotë burimi, duke shtuar se, distanca dhe angazhimet e punës së DiCaprios kanë qenë shkaku kryesor i kësaj ndarjeje. Ata janë parë së bashku duke u përqafuar në një jaht në rivierën franceze, kanë kaluar kohë në kopshtin zoologjik në Sydney të Australisë, kanë shëtitur me biçikleta në New York, si edhe kanë shkuar me pushime në Itali gjatë verës, që sapo lamë pas. Gjatë kësaj fundjave, Lively, 24 vjeçare, është parë në Boston me Ryan Reynolds, sipas një raporti nga Boston Herald. Thashethemet kanë treguar se, vajza bukuroshe është parë fillimisht në një tren dhe më pas kanë ngrënë drekë nën shoqërinë e njëri tjetrit, në një restorant sushi, O Ya. DiCapro, 36 vjeç do të shfaqet në muajin Nëntor, në J.Edgar. a.k/NOA

KOMENTE