English

Sherr në disko, plagosen katër të rinj në Korçë

Korçë, 10 tetor, NOA – Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një zënke të nisur për motive të dobëta gjatë natës në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në një prej lokaleve të qytetit dhe të plagosurit janë; D. Metko, E. Shehu, N. Samara dhe N.K.

Policia ka arrestuar Daniel Muhametin, 22 vjeç dhe 15-vjeçarin, me inicialet N.K. Po ashtu, është shpallur në kërkim 19-vjeçari A.K. Pritet që policia të jap detaje zyrtare në lidhje me ngjarjen.

a.k/NOA (vijon..)

KOMENTE