English

Sherri me armë në Korçë, plagoset polici

Korçë, 10 tetor, NOA – Update/ Në konfliktin me armë që ka ndodhur mes dy grupeve në Korçë ka mbetur i plagosur dhe një efektiv i forcave të policisë. Policia e Korçës bën të ditur se oficeri i policisë ka ndërhyrë në sherrin e ndodhur në lokal për të shmangur konfliktin, por është qëlluar me armë zjarri. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e oficerit, i cili është specialist Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë, Qarkut Korçë, por njofton se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 11 në Korçe, në ambientet e disko “Galaxy”. Në sherrin me armë dhe me sende të forta janë përfshirë,

N.Samara, 24 vjeç, D.Metko 24 vjeç, E.Shehu 23 vjeç, Daniel Muhameti 22 vjec, . N.K 15 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

Të plagosur ka mbetur me arme zjarri; N. Samara dhe janë plagosur me sende të forta D.Metko dhe E.Shehu.

Policia ka arrestuar Daniel Muhametin 22 vjeç banues në lagjen Nr. 18 Korçë dhe N.K 15 vjeç, banues ne lagjen Nr. 18 Korçë.

Të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të arrestuarit akuzohen për; “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Policia ka nisur hetimet dhe për pronarin e diskos ku ndodhi incidenti, për mos kallëzim të krimit. Ai është Olger Buleçi, 33 vjeç banues ne Korçë.

Policia ka sekuestruar në vendngjarje një gëzhojë të kalibrit 7.65 mm, si dhe një krehër me 8 fishekë të të njëjtit kalibër.

a.k/NOA

KOMENTE