English

Tjetër tragjedi në familje, djali vret të atin me çifte

Tiranë, 10 tetor, NOA – Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur dje në një fshat të Tiranës. Mësohet se një 16-vjeçar ka vrarë me armë zjarri të atin. Ngjarja ka ndodhur në Shën Gjergj të Tiranës, rreth orës 19:30.

Sipas policisë, 16-vjeçari L.Muça ka qëlluar me armën e gjahut të atin e tij Kujtim Muça, 43 vjeç.

Vrasja ka ndodhur pas një konflikti brenda familjes. Sipas policisë shkrepja e armës është bërë nga pakujdesia. Forcat e rendit kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjatë fundjavës në Pogradec, babai vrau djalin e tij më sëpatë.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Enver Hoxha14:31 - 10 Tetor 2011
    Ku je ti o Enver Hoxha ku je ti, 13 vite pa as nji vrasje ne Shqiper gjat Sundimit tuaj..