Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Antigone, Berisha: Turizmi, prioritet i qeverisë
English

Antigone, Berisha: Turizmi, prioritet i qeverisë

Gjirokastër, 11 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – “Qeveria shqiptare e ka prioritet zhvillimin e sektorit të turizmit”. Kështu pohoi sot kryeministri Sali Berisha, gjatë ceremonisë së përurimit të rrugës 8 kilometra Asim Zeneli-Antigone, 1 milion e gjysmë euro investim. Në qytetin antik të Antigonesë, Berisha shoqërohej edhe nga deputetët Vangjel Tavo, Genc Ruli dhe Spiro Ksera. “Parku Kombëtar i Antigonesë është një visar i vërtetë kulturor i Shqipërisë. Ky është një qytet i lashtë, të cilin historia thotë se mbreti i Epirit, Pirrua e ndërtoi nga dashuria dhe pasioni që kishte për gruan e tij, Antigonenë. Ka një pozicion dominues dhe studimet arkeologjike të cilat për hir të së vërtetës nuk kanë qenë aq intensive sa duhet, kanë gjetur këtu objekte, shenja të lashtësisë që kanë pasuruar muzetë arkeologjikë të vendit. Ne inauguruam një rrugë prej rreth 8 km që të sjell tek parku. Natyrisht, ne jemi të vendosur që trashëgiminë e madhe kulturore që ka vendi ta bëjmë të vizitueshme nga shqiptarët dhe turistë nga mbarë bota. Kjo është lugina e Drinos. Është një luginë jo kaq e madhe, por është pothuajse kudo, me një trashëgimi dhe me thesaret të vërteta arkeologjike”, tha Berisha. I pyetur për mungesën e infrasktrukturës në zona të tilla, kryeministri tha se, gjithçka bëhet sipas rendit dhe radhës. “Rruga u bë, është një investim prej rreth 280 milion lekë. Së bashku me ministrinë e kulturës dhe komunën do të punohet për të ngritur shërbime të tjera. Do të punohet për të shtuar gërmimin. I tërë qyteti, rrënojat e tij flenë nën tokë. Ja pse populli e ka quajtur këtë, kodra e Jermës, që do të thotë vend i shkretë, dmth ka qenë një vend i braktisur. Një qytet i cili u rrënua dhe sot pothuajse është i tëri nën tokë. Detyra e autoriteteve vendore është që të gërmojnë në çdo qoshe të tij. Në ato pak gërmime që janë bërë, janë gjetur objekte të një rëndësie të jashtëzakonshme arkeologjike dhe historike për vendin dhe më gjerë”, tha kryeministri. a.q/NOA

KOMENTE