Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE dhe heqja e dënimit me vdekje në botë
English

BE dhe heqja e dënimit me vdekje në botë

Cila është gjendja e situatës?

Në të gjithë botën ka një tendencë drejt heqjes së dënimit me vdekje:

Midis viteve 1993 dhe 2009, numri i vendeve që hoqën me ligj për të gjitha krimet dënimin me vdekje, u rrit nga 55 në 97;

Që nga dhjetori 2010, 139 vende – më shumë se 2/3 e vendeve të botës – u hoqën me ligj ose praktikë;

Në vitin 2010, 23 vende/territore kanë qenë të njohur se kanë kryer ekzekutime dhe të paktën 67 të kenë vendosur dënimet me vdekje (Kina, Irani, Koreja e Veriut, Jemeni, SHBA dhe Arabia Saudite kryesojnë listën).

Megjithëse përdorimi i dënimit me vdekje nëpër botë është në rënie, shifrat vazhdojnë të mbeten shumë të larta. Atje ku dënimi me vdekje mbetet në fuqi, ka probleme serioze në lidhje me respektimin e normave dhe standarteve ndërkombëtare, veçanërisht në kufizimin e dënimit me vdekje vetëm për krimet më të rënda, përjashtimin e shkelësve të mitur nga qëllimi i saj dhe garancitë e një gjykimi të drejtë.

Çfarë është duke bërë BE-ja në luftën kundër dënimit me vdekje?

Heqja globale e dënimit me vdekje është një nga objektiva kryesore të politikës së të drejtave të njeriut të BE-së. Në vitin 2010, BE-ja lëshoj më shumë se 15 deklarata lidhur me dënimin me vdekje, shumica e të cilave ishin lidhur me raste individuale të denimeve me vdekje, dhe realizimin e demarsheve të shumta kunder dënimit me vdekje. HR/VP Catherine Ashton deklaroi gjithashtu, në fjalën e saj për Parlamentin Evropian në qershor 2010, punën e BE-së për heqjen e dënimit me vdekje në mbarë botën, një "prioritet personal".

Heqja e dënimit me vdekje është një nga prioritetet tematike në kuadër të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (IEDDNJ). Që nga viti 1994, Komisioni Evropian ka financiuar me anë të IEDDNJ mbi 50 projekte në mbarë botën, me një buxhet të përgjithshëm prej më shumë se 33.000.000 €.

Objektivat përfshijnë lobim dhe avokim për kufizimin e aplikimit të dënimit me vdekje si dhe heqjen e moratoriumit, ndritjen e vetëdijes publike në vendet retentionist nëpërmjet edukimit publik, qasjes për të influencuar opinionin publik, studime në lidhje me se si sistemet e dënimit me vdekje të shteteve të ndryshme përputhen me sistemet e standarteve minimale ndërkombëtare, informimin dhe mbështetjen e strategjive për zevëndësimin e dënimit me vdekje, të tilla si dënime alternative, përpjekje për sigurimin e aksesit të burgosurve të dënuar me vdekje në nivele të përshtatshme të mbështetjes ligjore dhe trajnimin për juristët dhe gjykatësit për të kufizuar fushën e ndëshkimit kapital.

Një Thirrje e re për Propozime për veprime kundër dënimit me vdekje ishte u nis me 15 qershor 2011, me një buxhet prej 7.000.000 €. Kjo e bën IEDDNJ burim kryesor financimi për projektet e heqjes së dënimit me vdekje në mbarë botën.

Një shembull konkret?

Këtë vit, në kuadrin e një veprimi te financuar nga IEDDNJ, nje konference rajonale mbi heqjen dhe/ose moratoriumi mbi ekzekutimin e dënimit me vdekje do të mbahet në Kigali me 13 dhe 14 tetor. Konferenca, që mbledh përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Punëve të Jashtme nga më shumë se 20 shtete Sub-Saharian Afrikane, ka për qëllim diskutimin për heqjen e dënimit me vdekje në Afrike dhe për të rritur numrin e vendeve në mbështetje të rezolutës UNGA për një moratorium mbi dënimin me vdekje për tu votuar në vitin 2012. ky eshte nje shembull kokret se si Bashkimi Evropian, vendet e treta dhe shoqëria civile mund të punojnë së bashku dhe të bëjnë dallimin në drejtim të kufizimit progresiv dhe heqjes së dënimit me vdekje në mbarë botën.

KOMENTE