Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen 4 persona, iu gjet 200 kg marijuanë me vlerë 2 milionë euro
English

Kapen 4 persona, iu gjet 200 kg marijuanë me vlerë 2 milionë euro

Roma, 11 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Policia e Romës arrestoi sot 7 persona për importimin e një ngarkese me 200 kilogramë marijuanë, me vlerë 2 milion euro e cila ishte fshehur në çatinë e një kamioni frigorifer të ardhur nga Shqipëria. Operacioni i nisur prej disa ditësh u konkludua sot pas informacioneve të marra në rrugë operative, ku mësohej mbërritja e ngarkesës dhe vendi ku do të shkarkohej. Gjatë natës që lamë pas karabinierët kontrolluan kamionin i pajisur me licencë i llojit Tir me targë shqiptare ku për të pritur atë ishin 5 persona dhe dy makina. Në atë moment policët në rrugën Selci bllokuan gjithë të pranishmit dhe kontrolluan kamionin i cili rezultoi bosh. Ndërkaq gjatë një kërkimi të mëvonshëm u vërejt se në çatinë e kamionit ishte improvizuar nj hapësirë në të cilën ishte fshehur edhe sasia e drogës. Më tej u hoq çatia e cila ishte e mbuluar me pllaka të forta dhe në brendësi të saj u gjetën 66 qese plastike ku në total përmbajtja arrinte 200 kilogramë marijuanë. Shtatë personave mes të cilëve 4 shqiptarë dhe 3 italianë u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge dhe u dërguan në burgun e Velletrit. Sipas policisë thuhet se truri i këtij operacioni ishin 4 shqiptarët të cilët kishin organizuar gjithë operacionin. Theksohet se në rast se nuk do ishte kurorëzuar operacioni droga do të kishte përfunduar në tregun për të cilin efektivët e policisë po hetojnë. a.y/NOA

Në foto: Kamioni në të cilin u gjet droga e sekuestruar

KOMENTE