Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, Bashkësia Islame: Po manipulohet me përcaktimin e fesë
English

Maqedoni, Bashkësia Islame: Po manipulohet me përcaktimin e fesë

Shkup, 11 tetor 2011, NOA – Dhjetë ditë nga nisja e Censusit të Popullsisë në Maqedoni, Bashkësia Fetare Islame (BFIM) shpreh shqetësim për ankesat e qytetarëve mbi keqpërdorimet me fenë islame në procesin e regjistrimit. Ky shqetësim lidhet me faktin se një numër i madh qytetarësh nga qytete të ndryshme të Maqedonisë, por që i bashkon përkatësia fetare kanë raportuar për shkelje gjatë procesit të regjistrimit dhe moskorrektesë nga ana e regjistruesve të shpërndarë në terren. BFIM bën me dije se tek paragrafi për përkatësinë fetare regjistruesit duke mos i pyetur qytetarët me përkatësi fetare Islame, i regjistron të njëjtët si musliman/muslimane. “Teksti në paragrafin e përkatësisë fetare është mjaft i qartë. Aty kërkohet emri i fesë përkatëse dhe jo emri i pjesëtarit të së njëjtës. Emri i fesë sonë përkatëse është Islam dhe kjo sentencë duhet të regjistrohet në vendin e duhur ku duhet shënuar përgjigjia. Ndërkohë nuk duhet që në të njëjtin paragraf të shkruhet përkatësia muslimane, siç e sugjerojnë vetë regjistruesit”, thotë Bashkësia Fetare Islame. Sipas saj kjo bëhet me tendencë që kur të grumbullohet numri i përgjithshëm personat që do të prezantohen të përkatësisë fetare islame do të jenë me emra të ndryshëm duke shënuar kështu qëllimisht zvogëlimin e numrit të pjesëtarëve të Islamit në vend”, thekson BFIM. Drejtuesit e komunitetit islam në Maqedoni apelojnë që instruktorët t’u tregojnë realizuesve të regjistrimit në terren që në paragrafin e parashikuar për fenë të regjistrojnë emrin e përkatësisë fetare, e jo diçka tjetër. INA/NOA

KOMENTE