Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, partitë arrijnë marrëveshjen për censusin
English

Maqedoni, partitë arrijnë marrëveshjen për censusin

Shkup, 11 tetor 2011, NOA - Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoni arritën sot marrëveshje që të ndërpritet regjistrimi i popullsisë. Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve, INA, në një takim të zhvilluar midis krerëve të VMRO-DPMNE dhe BDI është vendosur për ndërprerjen e regjistrimit, për shkak të problemeve organizative dhe interpretimeve kontradiktore të Ligjit për regjistrim. Qeveria pritet me urgjencë që t’i çojë Parlamentit propozimin për sjelljen e Ligjit për ndërprerjen e regjistrimit të popullsisë, ndërsa paralajmërohet caktimi i një date të re për të nisur ky proces nga fillimi. Jozyrtarisht siç mëson agjencia e lajmeve INA, partnerët e koalicionit kanë rënë dakord që të mos njihen rezultatet e deritanishme të grumbulluara gjatë këtij operacionit të regjistrimit të nisur nga 1 tetori i këtij viti. Mediat qeveritare maqedonase kanë spekuluar se ndërprerja ka ndodhur pasi që me këtë regjistrim do të vihej në pikëpyetje përqindja e shqiptarëve në Maqedoni, e cila sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002, ka qenë 25, 7 për qind. Por, kjo është përjashtuar nga BDI, zyrtarët e së cilës kanë pohuar se ka pasur manipulime të ndryshme që kanë pasuar nga regjistruesit maqedonas. a.q/NOA

KOMENTE