English

Qëllon mbi bashkëfshatarin në urën e Alibanit, i shpëton policisë

Vlorë, 11 tetor 2011, NOA – Pas një konflikti për motive të dobëta mes dy bashkëfshatarëve ka mbetur i plagosur me armë gjahu një 21-vjeçar. Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 të së hënës në vendin e quajtur “Ura e Alibanit”. Pas konfliktit me fjalë 17-vjeçari me iniciale M.N. ka marrë në shtëpi një armë gjahu teke dhe ka qëlluar në drejtim të 21-vjeçarit me iniciale T. P., duke i shkaktuar plagë dhe dëmtime në krah e në trup. Mandej autori është larguar menjëherë në drejtim të paditur. Të dy personat banojnë në fshatin Aliban të komunës Novoselë në Vlorë. Pasi sekuestroi armën e zjarrin policia e Vlorës është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes, i cili akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë. mit/NOA

KOMENTE