Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reforma, partitë e majta vendosin qëndrimin javën e ardhshme
English

Reforma, partitë e majta vendosin qëndrimin javën e ardhshme

Tiranë, 11 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Partitë e majta, të mbledhura nën siglën e koalicionit “Opozita e Bashkuar”, do të ulen të martën në një tryezë zyrtare për të vendosur pikat mbi “i”, lidhur me marrëdhënien me demokratët, sa i takon reformës zgjedhore. Pas takimit të tretë informal brenda pak javësh, pranë selisë së PS-së, politikani Preç Zogaj deklaroi se të martën e ardhshme do të mbahet tryeza zyrtare e opozitës, e cila do të diskutojë kryeproblemin e ditës, procesin e integrimit. “ Do të diskutohet qëndrimi i opozitës pas publikimit të progres raportit të Komisionit Europian. Do të bëhet një sintezë për propozimet e opozitës, si është pritur integrimi e ku po shkon ky proces, si edhe do të miratojmë edhe një kuadër parimesh për reformën zgjedhore”, tha për gazetarët Zogaj. Në takimin informal të drejtuar nga kryesocialisti Rama, merrte pjesë për herë të parë edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule si edhe Skënder Gjinushi e Petro Koçi. a.q/NOA

KOMENTE