Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tahiri: Kosova ka linjat e kuqe të dialogut, për to nuk do flasim kurrë me Serbinë
English

Tahiri: Kosova ka linjat e kuqe të dialogut, për to nuk do flasim kurrë me Serbinë

Prishtinë, 11 tetor 2011, NOA- Në konferencën e mbajtur për mediat pas takimit me ndërmjetësin e Bashkimit Europian Robert Cooper, për dialogun Serbi- Kosovë, kryenoegociatorja Edita Tahiri u shpreh se në takim u bisedua për përgatitjen e raundit të ardhshëm të dialogut teknik. Ajo shtoi se në vijim të bisedës u pajtua që dialogu të vazhdoj për çështjet që kanë mbetur pa u trajtuar në raundin e kaluar, i cili dështoi sipas saj me fajin e palës serbe, e cila insistoj që tema politike të shtrohen në këtë dialog. “Për raundin e ardhshëm do të diskutohen katër tema, tema e parë dhe më e rëndësishmja për neve është çështja e implementimit të atyre pesë marrëveshjeve të arritura, ku njëra prej tyre tashmë po implementohet, që është për tregtinë e lirë dhe vulat doganore, dhe po implementohet nga të dyja palët”, u shpreh Tahiri. Ajo theksoi se i tërë procesi i lëvizjes së mallrave zhvillohet në bazë të marrëveshjes për njohjen reciproke të vulave doganore. Tahiri nënvizoi se Cooper përgëzoi Kosovën për konstruktivitetin dhe rolin pozitiv që ka luajtur në këtë dialog që nga fillimi, dhe në veçanti në kreativitetin për t’i shtyrë përpara marrëveshjet dhe në seriozitetin e implementimit të tyre. “Ky dialog për ne ka linjat e kuqe, sovranitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm të Kosovës, për të cilat nuk flasim me Serbinë as tash e asnjëherë. Me fjalë tjera, mendoj se dialogu ka perspektivë, kjo më shumë do të varet nga BE se sa shumë do të jetë e vendosur që ta detyrojë palën serbe për të bashkëpunuar, dhe nga biseda e sotme unë mund të them se BE-ja ka vizion, dhe është e gatshme që ky dialog të jap rezultate”, u shpreh kryenegociatorja e palës kosovare njëherësh Zëvendës Kryeministre e vendit. Sipas saj nga ana e Cooper u dhanë sinjale se Serbia do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve por ende nuk ka një datë të sakrtë se kur do të mbahet ai. Tahiri tha se, “Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës, jemi të bindur se , ne aktorët e rajonit, pra shtetet e rajonit duhet të zbatojmë vlera evropiane, por nga ana tjetër po ashtu i japim gjithnjë porosinë tonë politike, që integrimi sa më i shpejtë i Ballkanit Perëndimor, dhe i Kosovës si shtet i ri, në BE, është një kontribut qenësor për stabilitetin dhe paqen në këtë rajon. Ky ishte edhe mesazhi që ia thamë edhe z. Cooper, pasi BE-ja është në një fazë të rëndësishme të vendimeve, dhe ne presim që për këtë konstriktivitetin që e kemi treguar në dialog, Kosova të marrë marrëdhëniet kontraktuale me BE-në”. a.y/NOA

Në foto: Edita Tahiri dhe Robert Cooper

KOMENTE