Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli në Çeki: Shqipëria i shpëtoi recesionit
English

Topalli në Çeki: Shqipëria i shpëtoi recesionit

Pragë, 11 tetor 2011, NOA - Marrëdhëniet shumë të mira mes Çekisë dhe Shqipërisë duhet të përkthehen në një bashkëpunim edhe më konkret ekonomik. Kjo u theksua gjate takimit që Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi me kryetaren e Parlamentit Çek, Miroslava Nemcova, në kuadër të vizitës zyrtare me ftesë të kryeparlamentares çeke. Kjo është vizita e dytë zyrtare e kryetares së Kuvendit në Çeki, tregues i një niveli shumë të mirë bashkëpunimi ndërparlamentar. Pasi falënderoi zonjën Nemcova për ftesën dhe pritjen shumë miqësore, Topalli shprehu mirënjohjen për mbështetjen që parlamenti i Çekisë i ka dhënë Shqipërisë në proceset e saj integruese. “Shqipëria është e rrethuar nga vende që po përjetojnë krizë të thellë ekonomike, por falë doktrinës dhe reformave ekonomike vendi ynë renditet ndër të paktët që nuk janë tronditur nga kriza. Shqipëria i ka shpëtuar recesionit për shkak të modelit ekonomik. Kemi një rritje ekonomike prej 4 %. Në katër vitet e fundit investimet e huaja u rritën mbi 300 përqind dhe në një kohë të shkurtër janë rritur me 300 për qind eksportet. Niveli i deritanishëm i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Çekisë është i kënaqshëm por, ka shumë hapësira për zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në fusha si industria, energjetika, transporti apo minierat”, tha kryeparlamentarja. Në takim u vlerësua veçanërisht, bashkëpunimi midis Parlamenteve, duke çmuar rolin dhe kontributin e diplomacisë parlamentare, në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Dy kryetaret e Parlamenteve të Shqipërisë dhe Çekisë thanë se ky bashkëpunim duhet të forcohet edhe më tej, përmes vizitave të nivelit të lartë dhe mes komisionesh parlamentare. Kryetarja Nemcova tha se, Çekia do të përdorë ndikimin e saj si kryesuese e grupit te vendeve të Vishegradit për çuarjen përpara të proceseve integruese të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit ftoi zonjën Nemcova për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u mirëprit nga Kryetarja e Parlamentit çek. a.q/NOA

KOMENTE