English

Vetëm 1% e fëmijëve ushqehet rregullisht

Itali, 11 tetor NOA - Është një alarm i vërtet, obeziteti tek fëmijët dhe sidomos tek vendet e zhvilluara: vetëm 1% e fëmijëve ushqehet në mënyrë të rregullt. Një fakt i tillë pohohet nga “Barilla Center for Food & nutrition” (BCFN), duke rikujtuar se dieta optimale e një fëmije duhet të përfshijë drithëra, fruta dhe perime, qumësht, mish 2-3herë në javë, peshk të paktën 3 herë, agrume të paktën 2 herë, djathë 2 herë dhe vezë 1 pse 2 herë në javë. Ndër të tjera, plotësimi me kalori duhet të ndahet në 5 vakte të ndryshme. r.b/NOA

KOMENTE