Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet 47 vjeçari, vodhi zyrën e avokatisë
English

Kapet 47 vjeçari, vodhi zyrën e avokatisë

Tiranë, 12 tetor 2011, NOA- Një 47 vjeçar nga qyteti i Lushnjes u prangos nga blutë e kryeqytetit pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një zyre avokatie. Durim Sema u prangos nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë pasi pasditen e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është kapur në flagrancë pasi ka vjedhur disa telefona celularë në një zyrë avokatie. a.y/NOA

KOMENTE