English

Në i-Tunes lançohet facebook për i-Pad

Nju Jork, 12 tetor NOA - Është lançuar ditën e martë aplikacioni zyrtar i Facebook për i-Pad. Praktikisht, diçka e tillë pohon se dy kolosët kanë arritur një akord mbi përdorimin e të dhënave të përdoruesve. Problemi që ekzistonte dhe duhej zgjidhur ishte ai për të kuptuar se cila nga dy pretendentët mund të përdorte, për shembull, të dhënat demografike nga rrjetet respektive për të reklamuar në tabletën e Apple. Megjithatë të dhënat e këtij akordi kanë mbetur të rezervuara. Aplikimi i ri lejon që të eksplorohen albume fotografike të një rezolucioni të lartë dhe përmban një ndërfaqe të thjeshtë dhe intuitive. r.b/NOA

KOMENTE