Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një “ekstrakt” për korrupsionin politik
English

Një “ekstrakt” për korrupsionin politik

Nga Rexhep Mejdani Gënjeshtra e skajshme si pamje korrupsioni politik!? Kudo në botë, shumica e politikanëve bëjnë mjaft premtime që të zgjidhen ose të mbeten në pushtet. Kjo është sa e vjetër, po aq dhe e re. Bile, dhe N. Krushovi, dekada më parë, ka deklaruar se “politikanët janë kudo të njëjtë; ata premtojnë të ndërtojnë ura edhe atje ku nuk ka lumenj!”. Në Shqipëri, kjo vihet re sidomos gjatë fushatave elektorale, si, p.sh., në zgjedhjet e fundit vendore. Por, kjo është dhe pamja e përditshme e “gojës” në Ekzekutiv, përfshi dhe rastet kur “nuk lëvizin buzët”! Në fakt, kështu, nëpërmjet një propagande “të çuditshme”, po synohet të rritet ndikimi mbi qytetarin, thjesht me “shpresën e bukur” e një memorie kohëshkurtër të tij. Vetë premtimet harrohen aq shpejt, sa gënjeshtra bëhet fare normale, bile dhe termi “politikan i ndershëm” po merr ngjyrosje pezhorative! Në këtë kuptim, vlen “përkufizimi” i Kuintonit (John Quinton), mbi politikanët, që “kur shohin dritë në fund të tunelit, shpejtojnë të blejnë tunele të tjera”! Por, kjo situatë po bëhet tepër shqetësuese, sepse çdo ngritje në piedestal e gënjeshtrës bëhet ushqyese për autokracinë dhe vdekjeprurëse për demokracisë. Këtë thelb të saj ka shfrytëzuar dikur Gëbels (J. Göbbels), një nga ideologët e nazizmit dhe propagandës naziste. Sipas tij: “Kur thuhet një gënjeshtër e madhe dhe ajo përsëritet pa pushim, njerëzit fillojnë ta besojnë atë. Madje, kjo gënjeshtër mund të ruhet si e tillë për aq kohë që shteti arrin t’iu fsheh qytetarëve pasojat e saj politike, ekonomike dhe/ose ushtarake. Pra, bëhet tepër thelbësore për qeverisjen që të shfrytëzohen të gjitha pushtetet për të shtypur çdo zë kundër. Sepse vetë e vërteta është armiku vdekjeprurës i kësaj gënjeshtre, dhe në shtrirje të saj, e vërteta bëhet dhe armiku më i madh i shtetit”. Sot, kjo tezë mbetet po aq e rrezikshme, pavarësisht kamuflimit të saj në labirintet e pseudo-demokracisë dhe demagogjisë populiste. Në ushqim e zbatim të saj, edhe lufta kundër korrupsionit mbetet thjesht një pseudo-përpjekje!… Disa pamje shqiptare të korrupsionit politik Korrupsioni politik në Shqipëri, ashtu si në vende të tjera, pasqyron një abuzim të pushtetit për përfitime ilegjitime. Ndërsa, shmangiet antidemokratike si: keqpërdorimi i pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë, brutaliteti policor deri përdorimi i armëve (si në 21 janar 2011), represioni mbi opozitën, trysnia mbi gazetarët, deri eliminimi fizik i tyre (si, p.sh., në periudhën 1994- 1997) etj., megjithëse nuk kategorizohen si korrupsion politik, ato kanë një lidhje të ngushtë me të. Edhe mjaft aktivitete jo ligjore, pa përfshirje konkrete politike (p.sh., të qeverisë), nuk përfshihen në “skemën” e korrupsionit politik, ndryshe nga veprimtaria joligjore e zyrtarit të lidhur me detyrën e tij shtetërore! Disa nga trajtat e korrupsionit politik në Shqipëri janë: mitmarrjet, “ekstorsioni” (“marrje me forcë” e shumave monetare, pronës dhe shërbimeve), “kronizmi” (që, ndryshe nga meritokracia, lidhet me emërime abuzive, pa kualifikimin dhe përgatitjen e duhur), nepotizmi (si favorizim miqsh, familjarësh e farefisi), patronazhi i “orientuar” (si mbështetje, privilegj e ndihmë financiare me “orientim” të caktuar), shfrytëzimi i paskrupullt i autoritetit të dikujt për fitime personale, mashtrimi financiar (si përvetësim e zhvendosje asetesh nga disa individë tek të tjerë), etj. Ato ndeshen në një formë apo tjetrën në qeverisjen shqiptare (në nivel qendror e vendor), përfshirë dhe struktura të pavarura si p.sh. ato gjyqësore. Po të kërkohen disa shembuj e emra konkretë, lexuesi nuk e ka të vështirë ilustrimin në përputhje me “radhitjen” e mësipërme. Aq më tepër që në qeverisje, kohët e fundit, janë ndeshur deri situata “kleptokracie” (më shqip, “hajdutllëku”) apo një korrupsion kriminal i skajshëm si ai i Gërdecit. Po ashtu, edhe pse korrupsioni i mundëson dhe lehtëson veprimtari të tilla si: trafikimi i narkotikeve, pastrimi i parave apo trafikimi i qenieve njerëzore, ai nuk ndalon thjesht te këto aktivitete. Sidomos kur këto të fundit, kthehen në “biznese legale” me “bekimin” e licencave qeveritare, në Shqipëri e vende të tjera! Pavarësisht që pretendohet për të kundërtën! Pa harruar që, në varësi të vendit konkret e legjislacionit të tij, trajtimi juridik është i ndryshëm. Kështu, praktikat e financimit politik-partiak, që janë legale në një vend, janë ilegale në një vend tjetër. P.sh., ka dallim midis financimit partiak në SHBA dhe atij në Europë; ndërkohë që në Shqipëri monitorimi i këtij financimi ka qenë fare formal. Edhe përcaktimi ligjor i detyrave publike është një problem në vete. Ai, për mjaft zyrtarë, është i vagët apo me mundësi të gjera “manovrimi”, gjë që e bën të vështirë dallimin midis një veprimtarie legale dhe asaj ilegale, duke e çuar, p.sh, mitmarrjen vjetore botërore në vlera të afro një trilion dollarëve, prandaj kjo çështje vlen të analizohet me mjaft seriozitet edhe tek ne. Mungesa e vullnetit politik Pasqyrim i drejtpërdrejtë i saj është lufta jo efektive kundër korrupsionit politik. Madje, në Shqipëri, me gjithë frekuencën e daljeve publike të nivelit të lartë (me të cilat synohen të justifikohen rezultatet e dobëta në luftën kundër korrupsionit, në fushën e reformave dhe zhvillimit), vullneti politik mbetet një koncept i përcaktuar dhe i kuptuar keq. Mungesë e tillë vullneti është, p.sh., moskryerja e veprimeve minimale të matshme, të paktën, për të luftuar pjesën e dukshme të ajsbergut të korrupsionit. Kjo ka bërë që mjaft zyrtarë të abuzojnë sot pa më të voglën “frikë”, në mënyrë gati “transparente”(!), që të “vjelin” pushtetin politik dhe të akumulojnë pasuri, ta vejnë atë në shërbim të interesave vetjake. Sidomos këtë sjellje e favorizon ruajtja e pushtetit nëpërmjet abuzimeve në zgjedhje!… Keqpërdorimi i pushtetit politik Grupi më i ndeshur është ai i korrupsionit politik ku dominon përfitimi vetjak ose ai i grupit (familjes, klanit, partisë etj.). Me atë lidhet keqpërdorimi i pushtetit politik, që nga mbyllja e syve deri tek aplikimi i “incentivave” ilegjitime. Bile, në këtë grup, në vende të ndryshme, ndeshen deri shembuj shtetarësh të “top listës” (kryetari i shtetit e kabineti i tij, kryetari i qeverisë dhe ministrat, zyrtarët e tjerë të lartë civilë e ushtarakë, parlamentarët apo nëpunësit civilë të administratës së lartë etj.). Mbi të gjitha, në këto nivele, por dhe ato të mëposhtme, vihen re abuzime jo vetëm për përfitime personale, por dhe kolektive (të partisë apo koalicionit, financimit të fushatave elektorale etj.), përfshirë “çantën tatimore” apo “thesin tatimor” në drejtimin vertikal. Fakti që shumë pasuri të disa personave në nivele të tilla nuk janë të shpjegueshme sot me pagën e tyre, flet më shumë se çdo gjë tjetër në kushtet shqiptare!… Korrupsioni politik i prek të gjithë. Partitë politike propozojnë kandidatët, kurse qytetarët si votues i zgjedhin ata, me shpresën e angazhimit në shërbim të interesit publik. Disa prej tyre, pasi zgjidhen, kanë mundësi të administrojnë burime publike apo të marrin vendime, që lidhen ngushtë me jetën e qytetarëve. Në këto pozicione, këta politikanë dhe partitë, që i kandidojnë, mund të ndikojnë jo pak në jetën e njerëzve, standardin e saj, por dhe zhvillimin e vendit. Prandaj, duhet luftuar me forcë korrupsioni në këto nivele; ndërsa individët e korruptuar të largohen menjëherë prej pozicioneve të tilla. Mbyllja e syve në ekzekutiv ndaj kësaj kërkese, sidomos për raste të bëra publike, e bën jo pak të dyshimtë qeverisjen e sotme. Aq më tepër që një kërkesë e tillë shpreh dhe një shqetësim të gjithanshëm të organizmave ndërkombëtare… Monitorimi i financimit politik Një rol parësor në luftën kundër korrupsionit ka kontrolli i financimit të partive politike, të veprimtarive të tyre, ku më kryesore është fushata zgjedhore. Po aq problem është “lëvizja” e parasë nga individë e kompani tek politikanët, sidomos tek ata që janë në pozicione të larta administrative e qeverisëse. Sidomos në Shqipëri, një problem në vete është dukuria e shmangies së penalizmit politik e juridik; pengesat e panumërta në hetimin e çuarjen e politikanëve të korruptuar para drejtësisë, gjykimi i tyre. Janë ndeshur dhe vazhdojnë të ndeshen raste korruptive të lidhura me blerjen e votës, “dhurimin” e shërbimeve dhe mjeteve të ndryshme materiale gjatë proceseve zgjedhore, duke deformuar në vetvete delegimin dhe përfaqësimin e pushtetit; trysnitë e llojllojshme mbi të punësuarit në shtet (p.sh., mbi mësuesit, punonjësit e administratës), abuzimet elektorale me listat zgjedhore e numërimin e votës. Po aq shqetësuese është dhe çështja e etikës parlamentare, jo thjesht si pasqyrim qytetar i saj, por si përmbajtje e korrektësi e procesit legjislativ, si ndershmëri e seriozitet në realizimin e tij, në respektimin e procedurave parlamentare, në shmangien e konfliktit të interesave, mitmarrjes etj. Shpesh thuhet se kur nuk voton nuk ke të drejtë të ankohesh ndaj qeverisë (qendrore e vendore) apo ndonjë zyrtari të veçantë. Madje, arrihet deri aty sa të pohohet se: “politikanët e këqij dërgohen në këto zyra nga qytetarë të mirë që nuk marrin pjesë në votime” (Uilliam E. Simon). Ndonjëherë, “lulëzon” dhe interpretimi individualist, sipas të cilit kur nuk voton, të paktën, nuk ke vrasje ndërgjegje, nuk merr pjesë në çuarjen e ndonjë maskarai apo të paafti në ndonjë detyrë të rëndësishme! Puna është se duke mos votuar rritet probabiliteti i kësaj ngjarje të pakëndshme! Aq më tepër, po të besojmë “vlerësimin optimist” e Kisingerit (H. Kissinger), sipas të cilit “90% e politikanëve i jep një nam të keq 10% të mbetur”. Për ta rritur sado pak atë këtë 10% të mirë, hapi i parë që duhet hedhur e dimensionuar në Shqipëri është ai i reduktimit të korrupsionit politik gjatë procesit elektoral. Hapa të tjerë pasues janë ata që lidhen me respektimin e “kodit të sjelljes”, me shmangien e konfliktit të interesave, me raportin e drejtë biznes – politikë, fuqizimin e mekanizmave të monitorimit, etj. Dhe, mbi të gjitha, të zgjidhen e mbështeten politikanë të ndershëm, mendje të hapura apo mediat neutrale, formuese e nxitëse të opinionit publik. Dhe po ashtu, duke ngacmuar ndjeshmërinë e qytetarit votues, sepse baza e ndryshimit në sferën politike është vetë zgjedhësi, vota e lirë e tij. Korrupsioni politik për ruajtjen e pushtetit Grupi më i “shëmtuar” i shembujve të korrupsionit politik është ai që lidhet me ruajtjen e pushtetit. Ai ka të bëjë me përdorimin e fuqisë politike dhe të pozicionit shtetëror në larminë e spekulimeve, që nga favorizimi, incentivat e ndryshme, shpërndarja e përfitimeve financiare e materiale, punësimet shtesë në administratë, deri në shfrytëzimin e zyrave civile, policisë, shërbimeve inteligjente, forcave të armatosura. Po aq i “turpshëm” është dhe kultivimi i frikës, ushtrimi i terrorit mbi qytetarët, sidomos mbi kundërshtarët politikë e mbështetësit e tyre. Edhe pse ndeshet politikisht, me “cen” moral rezulton dhe përfshirja në qeverisje (si grup), me vota të fituara në krah të kundërt me atë të aleancës qeverisëse të pas zgjedhjeve, si në rastin e qeverisjes qendrore të pas zgjedhjeve të vitit 2009. I ngjashëm është dhe “marifeti” i kooptimit ose blerjes së politikanëve të veçantë, kalimi i një deputeti nga një parti apo krah në një tjetër (nuk bëhet fjalë për manovrime numerike në krijim grupesh parlamentare!) etj. Një dukuri e tillë në Parlamentin aktual është shfaqur edhe si “prirje kompensuese”, ndërsa në zgjedhjen e kryetarëve të këshillave apo në konstituimin e këshillave të qarqeve ajo është komentuar dhe si “shitblerje”! Cene të tjera janë manipulimi i zgjedhjeve me blerje e vjedhje vote, me ushtrim presioni administrativ e financiar; ndërhyrja e komandimi politik-partiak i personave përgjegjës në infrastrukturën zgjedhore etj. Në këtë kuptim, një shqetësim të veçantë përbën në Shqipëri “neutraliteti” i KQZ-së apo i Kolegjit Zgjedhor. Sidomos po të kemi parasysh sjelljen qartësisht abuzive të këtyre strukturave në zgjedhjet e fundit!… Antikorrupsioni apo domosdoshmëria e kontrollit të pushtetit ekzekutiv Kontrolli (kufizimi) demokratik i degës ekzekutive të qeverisjes dhe reduktimi i korrupsionit brenda saj mund të realizohet në disa drejtime. Të tilla, në pushtetin qendror, janë p.sh.: -1. Kufizimi kushtetues-ligjor, që realizohet në mënyrë institucionale-ligjore, nëpërmjet ndarjes e bashkëpunimit, balancimit e kontrollit të ndërsjellë të pushteteve të ndryshme. -2. Kontrolli parlamentar, ku krahas grupit parlamentar të shumicës, për rregullime, ndërhyrje e korrigjime, ndryshime kabineti, një rol jo më pak të rëndësishëm duhet të luajë edhe opozita nëpërmjet interpelancave për çështje konkrete, iniciativave ligjore, mocioneve, komisioneve parlamentare, përfshirë dhe ato hetimore për çështje tepër madhore e serioze etj. -3. Kufizimi politiko-partiak, i cili, në kushte normale, realizohet si nga forca politike e koalicioni i partive në qeverisje (sepse një gjë e tillë është në detyrimin programor e interesin e tyre politiko-elektoral), por dhe nga partitë opozitare, nëpërmjet reagimit e demaskimit. - 4. Kontrolli juridiko-ekonomik, i cili, në përputhje me Kushtetutën e ligjet, realizohet nëpërmjet strukturave të pavarura juridike, ekonomike e menaxhuese si: Prokuroria, gjykatat, Avokati i Popullit, KLSH, Banka e Shqipërisë, entet e ndryshme, Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë, Zyra e Konkurrencës etj. - 5. Kontrolli sindikalist dhe i biznesit, që dhe pas 20 vjetëve tranzicion vazhdon të shfaqë jo vetëm dobësi, por dhe mungesë energjie e orientimi, frymë abuzimi e konformizmi (si, p.sh., “heshtja sindikaliste” në momente kyçe siç është ai i rritjes së pagave e pensioneve nën nivelin e inflacionit, apo ai i rritjes së tarifave për shërbimet e ndryshme, etj.), mungesa e solidaritetit sindikalist (si në rastin e grevës disamujore të minatorëve të Bulqizës). Jo pa vlerë është dhe reagimi i organizmave punëdhënëse private dhe i bashkimeve të tyre, përfshirë dhe Dhomën e Tregtisë dhe të Industrisë, ndaj trysnive e veprimeve arbitrare të Ekzekutivit në dëm të biznesit korrekt me ligjin e sistemin rregullator. - 6. Kontrolli publik, shoqëria civile, media dhe pjesëmarrja qytetare, që po merr një rol gjithnjë në rritje. Kështu, p.sh., pavarësisht mjaft shformimeve të shfaqura në media, prirjes aktuale për pushtim e zhbalancim të saj, apo disa pozicioneve konformiste, abuzive e lidhje interesi, në mesatare ajo përsëri mbetet një zë me vlerë në zhvillimet tona. Analiza e hollësishme e këtyre mekanizmave, në pikëpamja teorike e praktike, dëshmon se Shqipëria është ende larg të qenit vend demokratik, duke u luhatur midis trysnive autokratike e atyre hibride, midis lirisë ekonomike e korrupsionit politik. Madje, jo rrallë, në vend të thellimit të proceseve demokratike-institucionale, rishfaqet aty-këtu prirja “oruelliane” e funksionimit të qeverisjes qendrore. Edhe në qeverisjen vendore mangësitë mbeten ende të shumta. Probleme “të mbetura në letër” janë aty ato të garantimit të vetëqeverisjes në administrimin vendor, pse jo dhe të kuptimit të kontrollit (kufizimit) të fuqisë ekzekutive vendore nëpërmjet rritjes së rolit të këshillave (parlamenteve vendore), financimit, pronësisë së kësaj qeverisje etj. Po ashtu, në strukturën tonë kushtetuese-ligjore, një debat thelbësor kërkon riorganizimi territorial i pushtetit vendor, nëpërmjet rritjes së përmasave të njësive të tij apo kapaciteteve profesionale e organizative në projekte të ndryshme. Një konceptim i ri kërkohet dhe për funksionimin e qarkut dhe të prefekturës, për shmangien e paralelizmave midis tyre etj. Mbi të gjitha, për ta bërë më të vështirë abuzimin ndaj qytetarit dhe më të efektshme luftën ndaj korrupsionit politik.

KOMENTE