Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Refuzimi i statusit, Topi: Shkaku? Mungesa e dialogut politik
English

Refuzimi i statusit, Topi: Shkaku? Mungesa e dialogut politik

Tiranë, 12 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj - Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot pasdite një takim pune me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui, i cili i dorëzoi zyrtarisht Kryetarit të Shtetit Raportin e Përparimit për Shqipërinë për vitin 2010-2011 të përpiluar nga Komisioni Evropian.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të presidencës, pasi i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Sekui për gjithë mbështetjen dhe ndihmesën dhënë Shqipërisë në rrugën për arritjen e standardeve integruese në familjen e madhe euroatlantike dhe pasi vlerësoi Bashkimin Evropian për qëndrimet gjithmonë objektive, Presidenti Topi vuri në dukje se aspirata e qytetarëve shqiptarë për integrim në BE vijon të mbetet përparësia jonë kryesore. “Ne do ta lexojmë Raportin e Përparimit me kujdes e me shumë vëmendje duke qenë të vendosur të ecim përpara në këtë rrugëtim integrues”, - theksoi Presidenti i Republikës, - “por do të vazhdojmë t’i inkurajojmë e t’i nxisim aktorët politikë që të adoptojnë një sjellje të vërtetë evropiane. Këta aktorë kryesorë politikë duhet të gjejnë rrugën e komunikimit normal politik dhe dialogut të duhur institucional, që mungon prej kohësh duke u bërë edhe arsyeja kryesore për mosarritjen e objektivit të marrjes së një vlerësimi pozitiv nga Bashkimi Evropian”.

Nga ana e tij, Ambasadori Sekui vuri në dukje rolin pozitiv institucional dhe konstruktiv të Presidentit Topi si simbol i unitetit të popullit, duke nënvizuar rëndësinë dhe koherencën e deklaratave dhe apeleve të tij të vazhdueshme publike për rivendosjen dhe efikasitetin e dialogut dhe komunikimit politik dhe institucional të klasës politike shqiptare. Ambasadori Sekui theksoi edhe njëherë se Raporti i Përparimit 2011 i Komisionit Evropian, i cili paraqet në mënyrë objektive situatën aktuale, do të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për rrugëtimin e ardhshëm integrues të Shqipërisë dhe plotësimin e standardeve nga ana e saj. a.q/NOA

KOMENTE