Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vidhen 200 litra naftë në kantierin e rrugës Tepelenë-Levan
English

Vidhen 200 litra naftë në kantierin e rrugës Tepelenë-Levan

Tepelenë, 12 tetor 2011, NOA – Mjetet të rënda të firmës që po punon për asfaltimin e aksit rrugor Tepelenë - Levan janë bërë objekt i grabitjes nga tre persona, dy prej të cilëve vëllezër. Tre grabitësit kanë mësyrë në vendin e quajtur Iliras të rrethit Tepelenë që ndodhet në aksin rrugor Tepelenë – Krahs dhe kanë vjedhur 200 litra naftë në mjetet e rënda të firmës AEGEK. Vjedhja e naftës ndodhi dje rreth orës 17.30. Tre grabitësit e arrestuar tashmë janë 21-vjeçari Ermand Jaupi, 18-vjeçari Ermal Jaupi dhe 19-vjeçari Armand Cana, që të tre banues në Tepelenë. Grabitësit pasi mbushën nëntë bidona me 20 litra naftë secili, si dhe serbatorin e makinës tip Fouristrade Mitsubishi me targa TP 26 83 B, pronë e shtetasit Ermand Jaupi janë larguar në drejtim të Tepelenës. Por, në momentet e fundit ata janë diktuar nga ana e një punonjësi të kantierit, i cili ka lajmëruar Komisariatin e Policisë së qytetit. Policia u vu në ndjekje të grabitësve, duke i bllokuar në afërsi të qytetit Memaliaj ku janë arrestuar në flagrancë bashkë me naftën e vjedhur. Blutë e Tepelenës sekuestruan nëntë bidonat plastikë me nga 20 litra naftë si dhe automjetin me të cilin lëviznin tre shtetasit e arrestuar. mit/NOA

KOMENTE