English

Vrau 17 vite më parë, ekstradohet nga Italia 39 vjeçari

Tiranë, 12 tetor 2011, NOA- Një 39 vjeçar nga Elbasani i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje u ekstradua mesditën e sotme nga Italia. Dashamir Kolgjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Vrasje me dashje për shkaqe të tjera të dobëta“ dhe “Armëmbajtje pa leje”. Kolgjini është shpallur fajtor pasi në dhjetor të vitit 1994 në qytetin e Elbasanit, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Ilir (Rudi) Lazarani, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen. Ndërkaq i shpallur në kërkim nga Interpoli, 39 vjeçari mbërriti në Rinas ku dhe iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kolgjini u arrestua në Itali në maj të vitit 2001, në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. a.y/NOA

KOMENTE