Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ahmeti: Raporti i KE-së është real për Maqedoninë
English

Ahmeti: Raporti i KE-së është real për Maqedoninë

Shkup, 13 tetor 2011, NOA- Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Maqedoninë është real. Ai këtë e theksoi sot gjatë një takimi me drejtoren e Drejtorisë për Zgjerim të KE-së, Aleksandra Kas Granje. “Bëhet fjalë për një raport real nga KE për përparimin e Maqedonisë. Mbetet që edhe më tutje të punojmë për përmirësimin e standardeve në vend”, ka theksuar Ahmeti. Kreu i BDI-së në këtë takim ka biseduar edhe për regjistrimin e popullsisë dhe marrëdhëniet ndëretnike. “Porosia që vjen nga Brukseli është e nënvizuar nga ana e BDI-së, pasi që zgjidhja e kontestit të emrit prodhon stabilitet të brendshëm dhe rajonal, por edhe progres në reformat, siç janë gjyqësori dhe sektorët e tjerë”, deklaroi Ahmeti. Sipas tij, Maqedonia mbetet në përpjekjet e saj për të vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e kontestit të emrit. I pyetur se si e komenton deklaratën e djeshme të kryeministrit Nikolla Gruevski e përmbledhur me kritika ndaj KE-së, Ahmeti vlerësoi se BDI nuk bën analiza të përgjithshme, por analiza me përmbajtje gjatë vlerësimit të mesazheve që vijnë nga Brukseli. (INA)/NOA

KOMENTE